Teksa debatoi me kryeministrin Rama lidhur tarifën e vendosur për Rrugën e Kombit, kreu i PD Lulzim Basha iu përgjigj me sulm akuzave të mazhorancës për lidhjet me rusët.
Ai foli për një ministër të qeverisë të lidhur direkt me njerëz pranë Kremlinit që sipas bashës kanë kërcënuar një biznesmen shqiptaro-amerikan.
“Gropa ku ke rënë qenka si hinkë, ndaj zhytet thellë sa herë vjen këtu. Shokët e tu janë Shullazi, disa i ke pasur këtu. Me Armando, me Benin. Ata janë miqtë e tu. E dyta; Hajde të hetojmë pak për oligarkët. Jam i hapur. Hajde e hetojmë dhe gjej një cen për lidhjen e PD me oligarkët rusë. Nëse prokuroria nuk do të ishte e varur nga ty, sot do të ishte hapur një hetim për një ministrin tënd që krekoset aty, i cili ka nisur banditë në emër të ‘Juremexit’ dhe të Rusisë një investitori shqiptaro-amerikan. Ndaj unë i bëj thirrje prokurorisë që të nisë hetimin, pasi është poseduar edhe në ambasadën amerikane. Hajde bëjmë hetime për rusët se ku i ka futur kthetrat ariu”, tha Basha./a.m.










