• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Korçë: Po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale, sa i përket numrit të mjekëve për banorë

by
31/03/2021 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimet që zhvilloi në qytetin e Korçës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar dhe një familje të vjetër korçare ku ka konsumuar një drekë me gatimet tradicionale.

Kryefamiljari Maqo Andoni, doktor në profesion, në bisedën që pati me Bashën, ngriti si shqetësim mungesën e mjekëve të rinj në këtë zonë.

Basha tha se fajin për gjendjen e shëndetësisë e ka keqqeverisja e 8 viteve të fundit, pasi lekët nuk kanë shkuar drejtpërsëdrejti për këtë sektor, por tek koncesionet dhe oligarkët.

Basha tha se po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale përsa i përket numrit të mjekëve për banorë. Ai tha se qeveria e ardhshme, ka dy synime kryesore për këtë sektor, përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe përmirësimin e pagave të tyre.

“Po doktor nuk ka asnjё shpjegim përveç dështimit tё shtetit qё Kosova qё ёshtё bёrё shtet nё 2008 tё jetë nё gjendje tu siguroj mjekëve tё vet dhe infermierëve tё vet njё pagë pothuajse dyfishin e asaj qё siguron Shqipёria. Ёshtё vetёm keqqeverisja dhe mungesa e mbështetjes pёr sektorin. Nga ana tjetër, se ju jeni edhe mjek dhe i dini këto gjëra, po tё shikosh paratë qё janë ndarë nё buxhet, qё janë tё pakta sa janë, nuk po shkojnë pёr shёndetёsinё. Domethënë “zëri” ёshtё buxhet pёr shёndetёsinё, nё fakt paratë kanё shkuar nё 2-3 koncesione. Prandaj dhe zotimi i parё tё programit tonё pёr shёndetёsinё ёshtё ndalja e këtyre koncesioneve dhe rritja e pagave për mjekët dhe infermierët do ta bënim në çdo rrethanë, por në rrethanën aktuale ku siç më thatë dhe vetë jeni të detyruar të shkoni të shërbeni, po arrijmë nivelet e Afrikës Ekuatoriale përsa i përket numrit të mjekëve për banorë.

Është e domosdoshme të përdorim të gjitha instrumentet për të ndalur këtë hemorragji të shëndetësisë. Dhe dy rrugë ka: e para, të përmirësojmë kushtet e punës për mjekët dhe e dyta t’i japim një stimul financiar minimal. Prapë se prapë ajo nuk është diçka që konkurron me pagat e mjekut në Gjermani, por të paktën jep një stimul minimal dhe dinjitetin mjekut shqiptarë. Dhe e dyta që është shumë e rëndësishme që kërkoj është rritja e menjëhershme e kapaciteteve  trajnuese për mjekët e rinj, nuk mjaftojnë. Ndërkohë që mjekët e sapo diplomuar, specializantët madje dhe studentët e vitit të parë dhe të dytë paralelisht me mjekësinë fillojnë e mësojnë gjermanisht sepse e kanë mendjen që sapo të mbarojnë të ikin.” – tha Basha./ b.h

Next Post
Premtimi i Ramës për Kosovën: Nëse nuk ju japin vaksina, do t’ju vaksinojmë 11 mijë mjekë

Rama jep lajmin: Jashtë marrëveshjeve të tjera, siguruam edhe 50 mijë vaksina AstraZeneca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In