• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në kërkim të një partie me “qira” për zgjedhjet, Stojku mohon t’i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje

by S T
23/01/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ‘huazuar’ një prej partive të vogla me qëllim që të ketë mundësi të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se pas dakordësisë me një parti të vogël, emri i së cilës ende nuk dihet, Basha ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për ndryshimin e emrit të asaj partie në ‘Koalicioni Euro-Atlantik’ dhe kryetari nuk do jetë ai vetë, por një person i besuar i tij.

Report Tv e konfirmuar këtë hap të Bashës, por dilema është cilën parti ka blerë Basha për të bërë të mundur që të jetë zyrtarisht si parti në zgjedhje? Opsioni kryesor ishte partia e Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, por ai në një intervistë për Report Tv e mohon, duke thënë se partia e tyre nuk është në shitje. Një opsion tjetër është partia e Eduart Ndocajt, por as për këtë nuk ka një konfirmim.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Stojku shprehet se partitë nuk krijohen për t’u shitur e blerë.

“Të shohësh në televizion një lajm për partinë tënde, as nuk e ke diskutuar me askënd, askush nuk di asgjë, është me të vërtetë shumë fyese. E bëj me dijeni për publikun, ne nuk jemi në shitje. Partia Aleanca Demokracia e Re nuk është në shitje. Kemi të drejtën e vetëvendosjes, për t’u çelur, funksionuar si parti dhe për t’u mbyllur vetë. Partitë nuk krijohen për tu shitur dhe blerë dhe kjo është vërtetë çudia më e madhe që kam parë këto ditë.

Kam miqësinë time me të gjithë politikanët shqiptarë, po ashtu edhe me Bashën. Që në ditën e parë kur Bashës i kthyem të gjithë shpinën, unë ju gjeta pranë thjesht për faktin që ne jemi edhe patriotë. Kemi diskutuar për shumë gjëra, edhe për euroatlantizimin, që përdor thjesht formalisht për propagandë, për reklamë. Në bisedat tona politike s’kam ndjerë ndonjëherë ndonjë mendësi euroatlantike, se cila është strategjia, programi, bashkëpunimet vlera e një bashkëpunimi ose koalicioni parazgjedhor nuk është kaq e thjeshtë. S’mund të bëhet me deklaratën e një juristi të caktuar partie politike”, shprehet Stojku.

Sipas tij, mentaliteti i shitblerjes dhe vulave falso ka ikur me kohë.

“S’kemi për të thënë diçka të re, ajo që duhet të zgjidhim sot me publikun. Bëj me dije se paritë krijohen jo për tu shitur dhe për tu blerë. Dhe mentaliteti i shitblerjes dhe vulave falso ka ikur me kohë. Jo më në 2025, të flitet se ne sot morëm partinë e filanit dhe atë parti e mori Lulzim Bashën”, thekson Stojku.

Lulzim Basha ka mbetur pa parti që pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ai ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, por ende nuk ka një vendim. Në këto kushte kur ende po lufton për marrjen e Partisë Demokratike, Basha ka nisur lëvizjet që mos të mbesë pa përfaqësim në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi ‘Demokratët Euroatlantikë’ nuk janë të regjistruar zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës si parti.

Next Post
Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin

Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In