Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh në shtetet e BE-së dhe këtë të enjte ka qenë në Greqi, ku ka biseduar në lidhje me heqjen e ligjit të luftës mes dy vendeve. Sipas Bashës. Anullimi i këtij ligji do të sillte një impakt pozitiv shumëpalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë ka theksuar Basha. Por lideri i demokratëve ka “harruar” paktin detar dhe problematikat e mrehta që ka krijuar në relatat mes dy vendeve kjo çështje.
Në takimet e zhvilluara me drejtues të partive politike dhe me deputetë të komisionit të Jashtëm të parlamentit grek, zoti Basha ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Basha u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Nea Demokracia, Z.Kyriakos Mitsotakis. Më pas ai zhvilloi një takim me Grupin Parlamentar të Nea Demokracia dhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë Kostas Duzinks. Kryetari i Partisë Demokratike u prit dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PASOK, Andrea Loverdos./java/a.k









