• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Gjirokastër: Me PD-në po bashkohen edhe ish-kundërshtarë

by Java News
02/12/2016 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha është ndalur në lagjen Zinxhira në Gjirokastër, ku banorët kanë muaj dhe disa prej tyre vite, pa drita, janë pa ngrohje, ankohen se nuk i lënë as të mbledhin dru në lumë, janë pa punë, s’kanë me çfarë të ushqehen. Secili prej banorëve të kësaj lagjeve të braktisur totalisht nga qeveria dhe autoritetet, ka një dramë më vete.

“Qeveria ime nuk do harxhojë 80 apo 10?0 milionë euro në vit për zyra, për orendi, për makina, për karburant, për bileta avionësh siç i harxhon ky. Çfarë i duhet kryeministrit një palmë që e blen 600 euro kur ka qindra e mijëra familje që i vënë fëmijët të flenë pa ngrënë. Në qeverinë time, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë e pa drita, dhe ne do bëjmë gjithçka që buxheti i shqiptarëve të shkojë në radhë të parë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë. Familjet në nevojë ekonomike, 200 kilovatët e parë nuk do i paguajnë por do ua paguajë buxheti i shtetit. Kjo do jetë një nga masat që unë do të marr që në ditën time të parë si kryeministër. Paratë e shqiptarëve do të investohen për të hapur vende të reja pune që çdo familje të ketë mundësinë të ketë të paktën 1 të punësuar dhe të mos jenë të varur nga ndihma ekonomike”, u tha Basha banorëve.

Në aktivin e degës së Gjirokastrës, Kryetari i Partisë Demokratike, theksoi mesazhin e hapjes, të bashkimit dhe qëndrimit pranë njerëzve. Në kontrast me qeverinë, Basha kërkoi që demokratët ta prekin nga afër realitetin e njerëzve.

“Kjo qeveri është shkëputur tërësisht nga realiteti i qytetarëve, që prej ditës së pare, me vullnetin e saj. Ky kryeministër është izoluar nga hallet e shqiptarëve prej ditës së tij të parë në zyrë. Sot shpresa po vdes për shkak të politikës së papërgjegjshme që po e vret, një politikë që promovon të keqen dhe i thotë ndal të mirës. Ky është instrumenti, ky është çelësi për të thyer ciklin vicioz të tranzicionit, duke i thënë urdhëro, dhe duke i hapur derën të mirës dhe duke i thënë ndal të keqes, brenda vetes tonë dhe pastaj për të gjithë shqiptarët”, pohoi Basha.

“Masa kritike e shqiptarëve kërkon ndryshim. Gjendja aktuale është e padurueshme. Partia Demokratike është e bashkuar dhe po bashkohet dhe po hapet gjithmonë e më shumë. Një ndryshim i madh i Shqipërisë nis nga brenda vetes tonë. Na duhet të përmbyllim procesin e kthimit të Partisë Demokratike në një parti moderne europiane perëndimore. Hapja e Partisë Demokratike ndaj çdokujt që do të vijë në këtë betejë e të bashkohet me ne, dhe nuk janë pak, dhe nuk janë vetëm simpatizantë, por edhe ish kundërshtarë që kanë identifikuar të keqen e madhe që kemi përballë. Edhe me afër njerëzve duhet të jemi, edhe më mirë duhet të njohim problemet. Të njohim realitetin që përjetojnë ditë për ditë qytetarët tanë. Evidentimi i plotë i kësaj gjendje është në radhë të parë një instrument i domosdoshëm, për të filluar prej ditës së parë me një buxhet për shqiptarët”, u shpreh Lulzim Basha.

ma.me

Next Post
Reforma e pensioneve në Shqipëri në Konferencën Ndërkombëtare në Washington

ISSH, formula e llogaritjes për pensionin e parakohshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In