Lideri i Partisë Demokratike ka vizituar familjen e 53 vjeçarit Agim Baci i cili ngeli i vdekur në Kamëz pasi u përlesh me grabitësin në dyqanin e tij.
Basha ka akuzuar drejtpërdrejt qeverinë “Rama” si përgjegjëse.
Sipas tij, kabineti qeveritar është i lidhur me krimin dhe nevoitet një qeverisje tjetër për ta pastruar. Basha tha se “ngjarja e mbrëmshme është dëshmi e dështimit dhe dorëzimit të shtetit përballë krimit”
Buci gjeti vdekjen mbrëmjen e shkuar pasi u qëllua nga grabitësit. Në përpjekje për t’i ndaluar, u plagos edhe bashkëshortja e tij.
Ndërkohë, policia ka vënë një shpërblim deri në 5 milionë lekë të reja për informacione të vlefshme./a.m.










