• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në Bubq: Ndarja e njerëzve në “të nënës e të njerkës” është krimi më i shëmtuar

by A R
27/12/2019 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një muaj pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, shteti është inekzistent për mijëra familje me shtëpi të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Në fshatin Tarin, një nga më të goditurit në zonën e Bubqit, banorët i thanë Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë vullnetarët, ndërsa vlerësimi i banesave të shkatërruara akoma nuk është bërë.

“Kemi patur nevojë për njerëz. Le të mos sillte shteti asgjë, vetëm të na shikonte. Kanë ardhur vetëm vullnetarët nga Bubqi dhe Teatri”, – thotë i revoltuar një kryefamiljar, shtëpia e të cilit sihte dëmtuar që në 21 shtator dhe prej 3 muajsh jeton në çadër,  bashkë me 6 persona të tjerë të familjes.

“Ne kërkojmë vlerësimin e shtëpisë”- thotë një kryefamiljar tjetër, i cili ngre shqetësimin e shumë banorëve në zonat e tërmetit për trajtim të pabarabartë. “Çdo gjë deri tani është selektive. Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të bëhet me ne”, – i tha ai kreut të opozitës, që e cilësoi këtë një krim të dyfishtë.

“Dështimi për t’u ardhur në ndihmë njerëzve është tërmet i korrupsionit dhe i babëzisë. Është korrupsion. Mos t’u vish në ndihmë njerëzve është krim dhe korrupsion, kurse ndarja e njerëzve në të nënës e të njerkës është krimi më i shëmtuar. Tregon që këta kanë marrë fund, vetëm qeveri nuk janë më. As bandë nuk janë më. Këta janë të pashpirt”, – theksoi Basha, duke treguar rrugën e zgjidhjes nga një qeveri e përgjegjshme.

“Po ta kishin marrë këtë punë seriozisht, dy gjëra do t’i kishin bërë. E para, çadrat në fillim janë të pashmangshme. Pas kësaj, merrnin masa për strehim të përkohshëm me kontenierë dhe pastaj paratë në dorë, në bazë të dëmit, që ju t’i ndërtoni vetë, sepse, përndryshe, nuk i dilet kësaj pune. Kam një muaj që i them hiqu lekët oligarkëve.

Mjaftojnë ato për të zgjidhur problemin në të gjithë zonën rurale dhe pjesën më të madhe të zonës urbane të goditur nga tërmeti. Sillet e përdridhet me justifikime. Vetëm llafe, vetëm mashtrime, vetëm gënjeshtra për të fshehur dështimin.“- tha zoti Basha, i cili shprehu bindjen se e vetmja zgjidhje që zgjidh problemin, është largimi i kësaj qeverie.

“Pa e zgjidhur këtë problem, nuk ka për t’u zgjidhur as halli juaj, as halli i gjithë shqiptarëve, që është ekonomia dhe varfëria. Një qeveri që është damkosur si qeveri hajdutësh dhe merr kryehajdutin, e bën ministër të rindërtimit, do të thotë që do të vjedhësmbi rrënojat e tërmetit!”- theksoi kreu i opozitës.

/a.r

Next Post
Vlorë, gjendet predha e Luftës së Dytë Botërore

Vlorë, gjendet predha e Luftës së Dytë Botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In