• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha mund të vjedhë “fatin” e negociatave, por jo të bëjë fatin e tyre!

by Mero Baze
18/05/2018 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Beteja për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, nuk është më në dorë të shqiptarëve, pavarësisht vrullit me të cilin e ka marrë opozita përbaltjen dhe pasionin e Edi Ramës, për të fituar bastin doemos në qershor. E vetmja gjë e shëmtuar në këtë histori, është që Lulzim Basha po përpiqet edhe në këtë rast, të vjedhë arsyet e Francës, apo ndonjë vendi tjetër, që nuk kanë lidhje me Shqipërinë, në rast se ata nuk votojnë për hapjen e negociatave.

Në gjithë këtë histori, Edi Rama ka ndërmarrë një aksion personal, duke i marrë thuajse me dhunë një takim presidentit të Francës dhe duke tentuar të ndryshojë arsyet e tij, që kanë lidhje me doktrinën e tij për “një Europë që duhet të forcohet një herë brenda saj, pastaj të zgjerohet”, duke e bërë këtë gjë, “kalë beteje” në fushatën e tij të brendshme elektorale në Francë, në zgjedhjet që e presin.

Përpjekjet personale të Edi Ramës mund dhe të kenë sukses, por ky është një bast që nuk varet nga çfarë bëjmë ne këtu.

Përpjekjet personale të Bashës janë më hileqare.

E gjithë ajo çfarë ai bën me gjithë “babalet” e veta, është thjesht që ai të ketë një argument që luftoi për mos hapjen e negociatave, nëse Franca për arsyet e veta dhe jo të Lulzim Bashës, thotë “Jo”. Pra, ai është duke përgjuar për t’i vjedhur të tjerëve një meritë që nuk është e veta. Siç bën rëndom.

Prandaj është mirë që debati për hapjen e negociatve të shkëputet nga balta që prodhohet përditë në Tiranë, jo për arsye patriotike, por për hir të së vërtetës, pasi kjo histeri nuk e prek vendimin që mund të merret.

Shqipëria e ka marrë rekomandimin zyrtar të atyre që janë të ngarkuar për ta vlerësuar Shqipërinë. Ajo ka marrë rekomandimin e Komisionit Europian dhe ky rekomandim është vlerësimi për qeverinë.

Vendimi i Francës apo ndonjë vendi tjetër, nuk ka më lidhje me luftërat tona të brendshme.

Stërmundimi i opozitës për të vjedhur meritat e luftës kundër Shqipërisë në këtë proces, janë tipike gjeste të një lideri hileqar, i cili meqë nuk arrin dot ndonjë sukses politik brenda vendit, përpiqet të gënjejë të vetët, se po arrin sukses tek komuniteti ndërkombëtar.

Është kjo arsyeja që beteja e tij e fundit, e denjë për një film policesk, nuk ka emocionuar askënd në Perëndim, edhe pse Basha po përpiqej të prodhonte një film që mendonte se do t’i bënte punë.

Tani gjithçka është në duar të Prokurorisë, edhe filmi, edhe personazhet, edhe regjisori. Do zbardhet shpejt dhe do kuptohet nga të gjithë se sa amator është treguar në gjithë këtë histori Lulzim Basha.

Por fati i negociatave nuk varet më as nga ky film, as nga përpjekjet për ta bërë sa më zi gjendjen në Shqipëri.

Në këtë pike, edhe Edi Rama aktron më shumë se duhet, duke mallkuar opozitën për rolin e saj. Ai nuk gënjen kur thotë se opozita po bën sa mundet të pengojë, por e vërteta është se opozita po bën përpjekje të dëshpëruara, që më shumë i prishin punë asaj, se Shqipërisë.

Mjafton fakti që në një histori banale manipulimi përfshihen vetë politikanë, të cilët tentojnë të inskenojnë një përbaltje ministri, me një personazh më së paku idiot, tregon hallin në të cilin është opozita, dhe jo hallin në të cilin është Shqipëria.

Halli në të cilin është Shqipëria, nuk ka të bëjë më me Shqipërinë, por me rrethana ndërkombëtare nga një apo dy vende, të cilat janë gati të ngrejnë në qiell Shqipërinë dhe të thonë fjalët më të mira për të, por jo të votojnë për zgjerimin e Europës në Ballkan, pasi kanë problemet dhe strategjitë e tyre politike dhe elektorale.

Ndaj është mirë mos t’ua marrim atyre as meritat kundër Shqipërisë, as të kthehemi në mitomanë për të treguar se një montim i Salianjit, na la jashtë Europës.

Montimi i ekipit të Lulit është një film që ngel në klasë në opinionin publik në Shqipëri dhe nuk e kalon dot kufirin. Thjesht ja rrallon edhe ca vota në zgjedhjet e ardhshme.

Fati i Shqipërisë, sa i takon negociatave, nuk është më në dorë të opozitës. Ajo thjesht po pret të vjedhë këtë “fitore”, nëse ndodh, duke vjedhur një meritë të dikujt që nuk ka lidhje me ta. Basha mund të vjedhë “fatin” e negociatave, por jo të bëjë fatin e tyre.

 

Next Post
Guardiola do jetë tek City deri më 2021

Guardiola do jetë tek City deri më 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In