• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Ministri i ri i Brendshëm pinjoll komunist dhe provokim i hapur i Ramës

by Java News
14/03/2017 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha në një lidhje direkte me emisionin “Studio e Hapur” në Neës 24, sqaroi me detaje pakënaqësinë e tij për njërin nga ministrat e rinj të emëruar nga kryeministri Rama.

Si më herët, Basha tha se zëvendësimi i Tahirit me Xhafën ishte një provokim, ndërsa nuk nguroi të rendisë rekordet e Xhafës, të cilin e quajti vëllain e një trafikanti droge dhe pinjoll të diktaturës.  Lulzim Basha sqaroi ndër të tjera edhe takimin me ambasadorin rus, i cili ishte interesuar për situatën politike në Shqipëri, duke shtuar se kjo ishte krejt normale.

Eni Vasili: Ju e keni pranuar Fatmir Xhafën si kryetar për reformën në drejtësi, nuk keni pasur kontestime pse e kontestoni tani që u bë ministër?

Lulzim Basha: Nga mënyra si e the, po më bind sikur e kam emëruar unë kryetar tek ligjet. Ai është i emëruari i Ramës edhe tek ligjet edhe tek komisioni i reformës. E kemi treguar me gisht se ka zvarritur reformën për 1 vit e gjysmë i ka shërbyer axhendës së Ramës për të kapur drejtësinë, që të shmangë atë që ka thënë Ramë, nëse nuk fitojmë pushtetin ju të gjithë do jeni para drejtësisë. Për dy projektet që hodhi poshtë Venecia përgjegjës është Xhafa. Ai hodhi poshtë edhe paktin, marrëveshjen PS-PD dhe përjashtimin e opozitës nga reforma në drejtësi. Pra nuk kemi dhënë për të as dakordësi, as miratim. Ai është ekzekutuesi i axhendës së Ramës për reformën në drejtetësi.

Eni Vasili: E quan provokacion?

Lulzim Basha: Më keq se kaq, është si t’ju thuash shqiptarëve hoqa Tahirin dhe vura Xhafën, vëllai i të cilit kërkohet për trafik droge. Si mund të pranojnë shqiptarët për garanci të zgjedhjeve këtë figurë. Kjo qeveri ka rënë është shkërmoqur. Agron Xhafa, vëllai i tij është përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine. Fatmir Xhafa është një pinjoll i komunizmit.

“Asnjë ambassador nuk ka kërkuar mbylljen e protestës së opozitës. Ne kemi diskutuar në detaje cili është vizioni ynë për qeverinë teknike, cfarë mendojmë ne në detaje për atë. I kemi disktutuar këto detaje me ambasadorët e BE-së. Nuk ka asnjë shans tjetër përvec qeverisë teknike për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.“-tha Basha.

I pyetur se përse në instalacionin me fytyrat e ministrave në formatin “Ali Baba dhe 40 hajdutët” nuk janë ministrat e LSI-së, Basha është shprehur se nuk e kishte vënë re këtë detaj. Sipas tij nuk ka asnjë mesazh, duke thënë se vepra është produkt i njësisë nr.5 në PD Tiranë.

“Mos më pyet mua për instalacionin… po mir, nuk ka zyrë censure të PD-së dhe ky instalacion është vepër e degës numër 5 të PD-së së Tiranës.”-tha Basha.

Next Post
Celulari me kamerën më të mirë është…

Celulari me kamerën më të mirë është...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In