• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Meta-Tahiri ik! Të nisë procesi i dekriminalizimit të politikës!

by
10/09/2015 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar sot akuzat ndaj qeverisë për lidhje me bandat e narkotrafikut. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Basha akuzoi ministrin Tahiri si kumbarin e narkotrafikut. Kreu i opozitës ka nënvizuar se avionë me drogë po kapen përditë nga policia italiane, ndërsa Tahiri nxjerr, sipas tij, “justifikime të shpëlara duke e kthyer Shqipërinë në Kolumbi”.

“Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, akuzohet nga policia si kumbari i narkotrafikut në jug të vendit. Provat ndaj tij do të dalin dita ditës”, ka deklaruar Basha.

Një tjetër pikë ku Basha i ka fokusuar akuzat e tij ka qenë ekonomia, e cila, siç tha ai, po ngulfat shqiptarët për shkak të korrupsionit të koalicionit qeverisës.

“Rama-Meta shtrënguan rripin e shqiptarëve sepse paratë që duhet të shkonin tek ata shkuan në xhepat e oligarkëve. Në aktin normativ është parashikuar një rënie me 90 milionë dollarë e të ardhurave. Dyshja Rama-Meta është gati ta miratojë me forcën e kartonëve këtë ndryshim”, ka thënë Basha.

Ai ka shtuar se, aksioni kundër informalitetit i nisur në fillim të muajit nga strukturat shtetërore është një tjetër skemë mashtrimi.

Më tej, Basha ka kërkuar votimin sa më parë të ligjit për dekriminalizimin, që largon të inkriminuarit nga postet publike dhe ndalon depërtimin e tyre në institucione qendrore e vendore.

“Askush nuk do t’i shpëtojë dekriminalizimit. Edi Rama mendon se duke shkarkuar dikë do të shpëtojë, por kjo është një valë që nuk ndalet”, ka thënë Basha.

Ai ka saktësuar se, nga nesër komisioni për dekriminalizimin do të nisë shqyrtimin e procedurave për këtë ligj.

“Kërkojmë edhe dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas të dhënave të publikuara në agjencitë rajonale të lajmeve. Kërkojmë dorëheqjen e Saimir Tahirit, që është nyja e narkotrafikut. Këto janë kërkesat e PD për daljen nga kriza që ka përfshirë vendin. Këto kërkesa do t’i cojmë përpara me qytetarët në turin politik që do të ndërmarrim në mbarë vendin”, ka shtuar Basha.

Next Post

Rezultati i dobët në zgjedhje, Rama shkrin PS e Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In