• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 5, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha merr në mbrojtje Canin: U shkarkua pasi nuk firmosi konçesionin që dëmtonte interesin qytetar

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë është kthyer në taktikë të opozitës përpjekja për diversion brenda radhëve të mazhorancës. Pas shkarkimit të ministrit të Financave Shkëlqim Cani, njëri prej më të sulmuarve nga opozita sa kohë ishte në detyrë, duket se të djathtët kanë ndryshuar qëndrim. Në mbdlehjen e grupit të deputetëve demokrat, kreu i kësaj force Lulzim Basha tha se Cani u shkarkua pasi nuk pranoi firmosjen e një konçesioni korruptiv si ai për TVSH-në. Ndërkohë, ai sulmoi ashpër emërimin e Ahmetajt në krye të financave dhe Milva Ekonomit te Ekonomia.

“Emërimi i Arben Ahmetajt në krye të Ministrisë së Financave shkaktoi një reagim të mbarë opinionin. Ai është një person me rekorde të shumta dhe i përfshirë në afera korruptive. Rama mbrojti fort modelin e konçesionit në shëndetësi, modelin e vjedhjes së shqiptarëve, nga ku janë zhdukur 338 milion euro, arkitektja e kësaj skeme u miratua ministre e Ekonomisë. Shkëlqim Cani u shkarkua pasi sipas informacioneve nuk pranoi të firmosë koncesionin e TVSH-së.”, tha Basha.

Më tej Basha kritikoi ashpër kryeministrin Rama për gjeste që sipas tij bien në kudnërshtim me mesazhet e dhëna gjatë vizitës së tij në Tiranë nga sekretari Xhon Kerry. Sipas Bashës Rama doli në krah të personave të inkriminuar, ish-deputetit Arben Ndoka dhe kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi.

“Akoma pa u ngritur avioni i sekretarit Kerry, Edi Rama ndërmorri me nxitim disa gjeste që shkojnë në drejtim të kundërt dhe në sfidë të mesazheve të Kerry-t. Gjesti i parë ishte prezantimi i prefektit të ri të Lezhës, nga Arben Ndoka. Dhe rasti i dytë dalja e Ramës përkrah Elvis Roshit në Kavajë.”, tha Basha.

Kryetari i PD foli edhe për takimin që zhvilloi me sekretarin amerikan, një takim i pazakontë sipas Bashës i një zyrtari kaq të lartë me kreun e opozitës. Kreu i opozitës tha më tej se bisedimet gjatë takimit me zyrtarin e lartë amerikan Xhon Kerry ishin të fokusuara në 3 çështje.

“Unë dhe një grup deputetësh patëm një takim të mrekullueshëm me sekretarin Kerry. Mirënjohje thellë për këtë takim të pazakontë në axhendën e ngjeshur të një sekretari shteti. Folëm si miq e aleatë të ngushtë për sfidat e Shqipërisë. Diskutimet me sekretarin Kerry ishin të fokusuara në 3 çështje. Së pari largimi i personave me rekorde kriminale e cila ëhstë parakusht për të gjitha reformat e tjera. Bashkë me mirënjohjen për mbështetjen e SHBA në këtë betejë, jam shumë i inkurajuar për mbështetjen që morëm për zbatimin e këtij ligji në gërmë dhe në shpirt.

Çështja e dytë që diskutuam me Xhon Kerry-n ishte ajo e Reformës në Drejtësi. Konfirmova angazhimin tonë për një reformë gjithëpërfshirëse dhe me konsensus, theksova angazhimin e PD për të punuar së bashku.

Çështja e tretë ishte ajo e zgjedhjeve të lira. Mungesa e zgjedhjeve të lira rrezikon stabilitetin. Kërkova angazhimin e SHBA për të zgjidhur këtë problem ekzistencial. Ne promotorët e dekrminalizimit jemi të gatshëm të bëjmë të gjtiha përpjkejet për ta cuar demokracinë në një stad të ri.”, tha më tej kreu i selisë blu.

Basha dha edhe një urim për Kosovën me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë.

Next Post

Sekuestro 75 ha tokë në bregdet, pranga ish-kryetarit të komunës Gosë për falsifikim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

FOTOT/ Nga Yuri Kim te Alexander Arvizu, ja si duken sot diplomatët amerikanë që shërbyen në Shqipëri. Të pranishëm për festën e 113-vjetorit të Pavarësisë në..

December 5, 2025
Ish-Presidenti Meta kërkon sërish lirinë, kërkesa shqyrtohet të premten nga gjyqtarja Irena Gjoka

Shtyhet për 22 dhjetor seanca e gjykimit për ish-presidentin Ilir Meta/Urdhërohet SPAK që t’i japë fashikujt e dosjes

December 5, 2025
Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

Milaim Zeka, gazetari i njohur nga Kosova paraqitet në SPAK (VIDEO)

December 5, 2025
Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

Seanca në GJKKO për Ilir Metën.. Ja çfarë deklaroi një nga mbrojtësit e ish-presidentit (VIDEO)

December 5, 2025
“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg… ”/ Rama: Po të isha porositur për të shkruar një libër për ambasadorët amerikanë do ta quaja..

December 5, 2025
“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

“Mos e kruaj shumë..”/ Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin… (VIDEO)

December 5, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 6 dhjetor 2025

December 5, 2025
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS hedh poshtë formulën e propozuar nga Bardhi

Komisioni i Ligjeve mblidhet të martën për 7 kandidaturat e Avokatit të Popullit

December 5, 2025
“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

“Salianji do shpallet “armik” i partisë shumë shpejt!”-Nika: Berisha dështoi, nuk mund të bëjmë eksperimente çdo katër vjet

December 5, 2025
Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Pogradec, dy automjete përplasen “kokë më kokë”/ 3 të plagosur, njëri në gjendje më të rëndë, dërgohet në spital

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In