Publicisti dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve të News24, tha se gara e Bashës për kryesinë e PD nuk është aspak transparente.
“Ka pasur një lëvizje të njerëzve të Bashës të regjistrohen si anëtarë të PD-së. Kryetarë degësh në rrethe më thonë që gjërat janë të caktuara. Rreth 70% do marrë Basha. Prandaj jam insistues që të ketë një garë të vërtetë. Të jetë e drejtë, e barabartë dhe transparente. Vetë konkurrenti i Bashës, Selami ka thënë vazhdimisht se gara nuk është e barabartë, që është tregues i rëndësishëm për garën. Ai ka vendosur t’i shkojë deri në fund, dhe po përpiqemi të bëjmë ç’të jetë e mundur deri në fund të shprehim zërin tonë. Kjo garë nuk do sjellë as reflektimin dhe as rinovimin e Partisë Demokratike,” tha Mustafaj./a.m.










