• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha me tregtarët në Durrës: 0.5% e xhiros tatim dhe rritje e tavanit deri në 12 milion

by Ben Andoni
24/10/2015 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarët e Tregut Industrial në Durrës.

Basha ka dëgjuar nga tregtarët shqetësimet e tyre, vështirësitë e të cilëve sa vijnë dhe shtohen. Rritja e taksave dhe e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka bërë thuajse të pamundur punën e tyre. Tregtaret thonë se po luftojnë për bukën e gojës, disa janë detyruar të mbyllin aktivitetin duke mbyllur dhe vende pune.
Tregtar: Papunësi, çmimet duke u ngritur, taksat duke u ngritur. Atëherë kuptoje që s’ke llafe shumë me mua jo, por as me popullin. Populli është dakord t’i përgjigjet qeverisë me disa taksa por kjo është e rëndë fare.
Tregtar: Duhet të çohet i gjithë populli shqiptar dhe ta djegim atë qen, atë kriminel, ai është hajdut.

Ai dhe Ilir Meta duhen zhdukur nga politika. Në qoftë se ka burra këtu dhe ka shqiptar që ka zemër shqiptari duhet djegur, edhe në Gjermani s’na la qeni. Erdhi edhe atje i tha Merkeli ktheji i tha shqiptarët se do t’u gjej vendet e punës të sigurta. Ku i ka vendet e punës të sigurta qeni? Ku i ka? Ça të hamë ne? Të hamë njëri-tjetrin?! Kriminelit s’i vjen turp atij, ai s’ka turp, ai s’ka dinjitet, ai s’është shqiptar. Ai të gjitha i ka. Ai është i poshtri i të poshtërve. Ai duhet zhduk nga politika. Në qoftë se ka burra unë i pari flijohem.
Basha: Sa vjet ke në këtë treg?
Tregtar: Kemi 15 vite në treg.
Basha : Ke xhiro?
Tregtar: Shife vetë, ça xhiro, ne luftojmë për bukën e gojës. Unë jam socialist, po ta them puro. Ne luftojmë për bukën e gojës. Diskutojmë bukën e gojës, 126 mijë lekë pension, drita, ujë, bukë do të hajmë. 100 mijë lek në muaj i do qeraja këtu, është pjesë e tij.
Tregtar: Kam paguar 47 mijë, paguaj 150 mijë lekë. Një biznes do ta mbyll. Kjo është mbyllje pune. Edhe këtu do të ikin të gjithë vendet e punës. Të gjithë do të lenë vendet e punës.
Tregtare: S’ka punë. Populli s’ka lekë. Po të ketë populli lekë do të vijë të marri. Populli s’ka dhe ne detyrimisht…
Tregtar: Ne i kemi dërguar kryeministrit letër, ministrit të Finacës, kryetarit të Bashkisë, prefektit, drejtorit të Tatim-Taksave që në prill të 2014-ës kur doli TVSH 25 mijë lek. Në takimin që bëmë me ministra dhe deputetë na u tha që ju do të keni 0 taksë, ky premtim nuk u mbajt. Edhe po presim. Jemi një komunitet prej 1100 tregtarë me këto kioska të vogla dhe trajtohemi si një dyqan në bulevard. Shkon taksa këtu me një kosto të papërballueshme, gati në 1 milionë lekë.

Ne po kërkojmë mbështetjen tuaj, kërkesave tona ekomomike ne do t’u qëndrojmë deri më një sepse është e pamundur që sot këtu po të kërkohet që të vilet taksa dhe të vihet kasa, 400 biznese këtu kanë falimentuar që tani. Taksa e pronës është rritur shumë.
Kryetari i Partisë Demokratike ka paraqitur një pjesë të platformës qeverisëse siç është rritja e kufirit deri në 120 milionë lekë të vjetra për biznesin e vogël dhe tatim vetëm 0.5% të xhiros.
“Për çështjen e taksave të shtetit, ne kemi jnë propozim që po e përgatisim dhe po ua ofrojmë shqiptarëve. Biznesi i vogël do të paguajë jo më shumë se 0.5 % të xhiros. E ke xhiron 20 milionë lekë të vjetra, do të paguash 100 mijë lekë të vjetra në vit. E ke 120 milionë, se deri në 120 milionë do ta çojmë biznesin e vogël ne, 120 milionë lekë xhiro në vit, do të paguash 600 mijë lekë të vjetra në vit. Do të marrësh pullën dhe s’ka tatimor të të afrohet as ke biznesi, as tek dyqani” deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.

Basha ka theksuar se keshilltarët e djathtë bashkiakë të Durrësit do të kërkojnë ulje taksës së pronës me 30% siç e parashikon ligji, ndërsa me ardhjen në pushtet të demokratëve, bëri të ditur se taksa e pronës do të shkojë në nivelin që ka qënë deri në vitin 2007.
”Duke filluar që nga dita e nesërme, këshilltarët demokratë në Bashkinë e Durrësit nuk do të lejojnë asnjë mbledhje normale pa miratuar uljen maksimale të taksës mbi pronën siç e lejon ligji. Kur ne të vijmë në pushtet, taksa nuk do ta jetë më e lartë se sa ka qënë deri në vitin 2007 anëmbanë Shqipërisë.

Këta e katërfishuan taksën e pronës, e katërfishuan dhe prapë se prapë ato lek nuk përfundojnë në buxhet. E dini se ku përfundojnë?! Në pasuritë e qeveritarëve përfundojnë. Këshilltarët tanë do ta bëjnë tym e zjarr Këshillin Bashkiak derisa ta ulim me 30% taksën e pronës. Vangjush Dako ti bëjë mirë llogaritë se pa u bërë kjo, mbledhje normale nuk ka për të pas. Për këtë ju jap fjalën” theksoi zoti Basha.

Next Post

Historia ndryshe e kufijve të Shqipërisë së vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

April 1, 2026

Slogani anti-Veliaj, lëvizja që tregon frikën e një bllofi

April 1, 2026
Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

Prokuroria çon në gjyq dy ish-drejtorët në AMP, lidhja me atentatin e Rinasit

April 1, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Idajet Beqiri: Kam kallëzuar në SPAK Flamur Nokën! Rrezikon 25 vite burg për 9 krime të kryera

April 1, 2026
“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

“Jemi drejt finish-it”, Marco Rubio zbulon prapaskenat: Po shkëmbejmë mesazhe me Iranin

April 1, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

Veliaj mungon në seancë. Avokatët kërkojnë ndarjen e çështjes, “përplasen” me prokurorin Dado

April 1, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Turma imagjinare e PD

April 1, 2026
“Mbështesim institucionet demokratike!”, Presidenti Begaj uron konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

April 1, 2026
BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

BB: Ura e Viroit hapet në prill, gati dokumentet për 12 projekte të tjera

April 1, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Skënder Hita në krye të Policisë, Vangjeli: Në përzgjedhjen e tij kishte prani ndërkombëtare

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In