• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me qytetarët në Tiranë: Do çlirohemi nga ky depresion me 25 prill!

by
03/04/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në njësinë 1, në Tiranë.

Gjatë ecjes ai ka biseduar me qytetarë dhe biznese të zonës, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit.

Lideri demokrat është njohur nga afër me shqetësimet nga më të ndryshmet të qytetarëve të kryeqytetit.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Qytetari:
 Kam një pension qesharak, as për ilaçe nuk dalin.
Lulzim Basha: As për ilaçe jo! Lëre pastaj për drita, për ujin e për të ngrënë bukë!
Qytetari: Zoti kryeministër, e presim ardhjen tuaj me padurim!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Dhe gjithë pensionistët shqiptarë do ta ndiejnë ndryshimin.
Qytetari: Ju na futët në lëvizjen në Europë, ju jeni ai që na futët në NATO!
Lulzim Basha: Të gjithë bashkë ja kemi dal, të gjithë bashkë do ja dalim prapë. Duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët. Me rritje pensionesh, me fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët, me rimbursimin e plotë të ilaçeve që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne. Të uroj shëndet, mbarësi dhe të gjithë bashkë më 25 për ndryshimin dhe për fitoren. E di për situatën, mos të të pyes.

Lulzim Basha: Se e di se si është. Mos u dorëzo, edhe tre javë dhe të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur ndryshimin, të parët që do e ndjeni do të jetë ekonomia, do të jetë biznesi i vogël dhe familjet shqiptare.
Qytetari: Faleminderit! Ne po shpresojmë, jemi me shpresë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Situata e keqe ekonomike shihej në padurimin e qytetarëve që si zgjidhje shohin ndryshimin në 25 prill. Për këtë, Basha kërkoi mbështetjen masive duke votuar numrin 9, për t’i dhënë jetë këtij ndryshimi.
Qytetarja: Situata që ka ardhur…!
Lulzim Basha: Dramatike është!
Qytetarja: Shpresojmë, shpresojmë!
Lulzim Basha: Por nuk do të dorëzohesh dhe këto tre javë, do bëhemi bashkë do sjellim ndryshimin.
Qytetarja: E vërtetë. Suksese!
Qytetari: Duhet të na lirosh nga ky siklet që na ka kapur, s’mund ta përballojmë më. Një orë e më parë, na e hiq këtë siklet se s’po durohet më! Presim 25 prillin me padurim.
Lulzim Basha: Nga ky stres që ka kapur Shqipërinë, nga ky depresion që ka kapur ekonominë do të çlirohemi duke votuar të gjithë bashkë për ndryshimin më datë 25. Dhe ndryshimi do të ndihet kudo, tek ju, tek fëmijët tuaj, tek të gjithë pa përjashtim. Prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 25!
Qytetari: Të gjithë bashkë!/ b.h

Next Post
Rama nga Bylysi: Nuk vijmë nga dy mandate, por 1 mandat dhe një luftë. Shpejt do dalim nga ‘tuneli’ sfilitës i pandemisë

Rama nga Bylysi: Nuk vijmë nga dy mandate, por 1 mandat dhe një luftë. Shpejt do dalim nga 'tuneli' sfilitës i pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In