Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësues të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, të cilët ndanë shqetësimet e tyre për ecurinë e mëtejshme të aktivitetit pas pamdemisë Covid 19.
Basha tha se pandemia ekonomike po shkatërron çdo sektor të ekonomisë, duke rritur ndjeshëm varfërinë dhe papunësinë.
“Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek nga qeveria, biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen dita-ditës. Qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve dhe në favor të miqve të saj. 41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milionë shqiptarë, ku janë qindra e mijëra të papunë dhe biznese gati për t’u mbyllur, ndërkohë që, po kaq, i ka dhënë qeveria klienteve të saj për 2 km rrugë tek Unaza e Re”, u shpreh Basha.
/a.r