Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” ka zbuluar detaje nga prapaskenat e zgjedhjeve të vitit 2021.
Sipas Nokës, me kërkesë të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ai ka zhvilluar një takim me Sali Berishën për ta bindur që të kandidonte për deputet, në një kohë kur ky i fundit kishte shprehur hezitim.
“Në zgjedhjet e vitit 2021, Lulzim Basha më kërkon që të shkoj të bëj një bisedë me Sali Berishën. Që ta bindja të kandidonte për deputet, sepse Berisha kishte një mendje të mos kandidonte dhe na kishte thënë që ‘unë ju mbështes nga jashtë, vazhdoni’.
I them: ‘Çfarë duhet t’i them, se për disa kohë na ka thënë kështu, si ta bind?’
Tha: ‘Duhet ta bindësh’ dhe më dha një nga ata izraelitët që ishte me ekipin e vet. Sondazhi dilte që mbi 85%–90% e demokratëve ishin berishistë”, tha Noka.










