Berisha ka sulmuar Lulzim Bashen se e preu ne besë, me vendimin per perjashtimin nga grupi parlamentar i PD, duke shfrytëzuar miqësitë me SHBA.
Njëherësh, teksa ka përmendur se ka takuar të gjithë presidentët më të rëndësishëm amerikanë, ai nuk e menfonte se dikush do të mbështeste përjashtimin e tij, pavarësisht se sipas Berishës, ai dhe disa presidentë amerikanë kishin bërë më shumë se askush pëër msovranitetin e Shqipërisë.
Askush më shumë se unë, Willson, Xhorxh Bush i vjetri dhe Xhrxh Ë.Bush nuk kanë bërë për sovranitetin e Shqipërisë. Këtë e them me bindje të plotë.
Por askush nuk e ka menduar se mund t’i kërkohet ish drejtuesit të këtij vendi, një anëtari Parlamentit shqiptar që të mos jetë në Kuvend”, deklaroi Berisha.
Njerëz të mirë gra dhe burra, djem dhe vajza të mirë, atdhetarë dhe patriot, që doni këtë vend e një Shqipëri sovrane, të bashkojmë vlerat, të bashkojmë besimet e guximin. Të bashkojmë më të mirën me më të mirët që jemi edhe kemi për të rivendosur demokracinë në Shqipëri. Për një Shqipëri që shikon drejt Evropës e jo drejt Beogradit.
Për një Shqipëri që beson se e ardhmja e saj më e mirë është e Bashkimit Evropina. Është një thirrje që buron nga zemrat e atdhëtarëve. Të dashur demokrate dhe demokratë, foltorja është këtu falë virtyteve tuaja në një gjenerator të fuqishëm shprese. Çfarë synojmë ne? synojmë të bashkohemi, të gjithë ata që të cilët besojnë tek vota e lirë, besojnë se njerëzit e lirë duhet të vendosin vetë, se nuk duhet të mashtrojnë.
Foltorja jonë nuk synon kurrë as kundër partnerëve as miqve, nuk synon izolimin, cënimin e miqësive. Ata që bëjnë këto janë njerëz të vegjël e shprtzinj. Kjo parti dhe ky ish-kryetari i saj ka vendosur marrëdhëniet më të ngushta me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Kam takuar, kam pritur dhe jam pritur nga pesë Presidentë të HSBA-ve, përfshirë dhe Joe Biden kur ishte zv/President. Problemi të cilin Lulzim Basha e shfrytëzoi për një vendim me të cilin ai e goditi dhe mendoi se mund të godiste për vdekje pluralizmin është një problem ë cilin unë po e zgjidh në mënyrë personale dhe më të civilizuar.
I jam drejtuar Gjykatës, tre gjëra dua t;ju them miqtë e mi, kurrë ndonjëherë në histori nuk është shpallur non grata një njeri që ka tetë vite që është larguar nga roli udhëheqës, për të cilin nuk ka ekzistuar kurrë asnjë akuzë, asnjë process gjyqësor brenda dhe jashtë vendit, siç ishte Sali Berisha./m.j











