• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me demokratët e Kukësit: Më lejoni t’ju udhëheq dhe ta shkatërrojmë Ramën

by A R
30/05/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar demokratët e Kukësit në vijim të fushatës për zgjedhjet për kryetar brenda partisë.

Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që shqiptarët donin.

Ai siguron se kuksianët sot e duan më shumë sot ndryshimin.

Fjalimi i plotë:

Falenderoj gjithë secilin prej jush, themelues, qendërestarë, intelektualë, bij dhe bija të Kukësit.

Çfarë specifike për qarkun e Kukësit e në veçanti për bashkinë e Kukësit? E para: e kemi prekur, e dinë të gjithë dhe është fakti që është qarku e në veçanti bashkia më e braktisur gjatë këtyre 8 viteve të regjimit të Edi Ramës. Ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, vite pas vite largimi e ka shënuar Kukësin më shumë se çdo qark tjetër, më shumë se çdo bashki tjetër.

Dhe unë jam dëshmitar okular se bashkë me ju kemi qenë në qendër të qytetit, në tregun e qytetit, në shtëpitë e kuksianëve, bizneset e kuksianëve dhe kemi parë sesi janë zbrazur në veçanti nga rinia e janë zvogëluar familjet, bizneset janë mbyllur ndërkohë që terrori qeveritar, hakmarrja qeveritare është vërsulur mbi ju me një diskriminim dhe një ndjenjë urrejtje që tejkalon çdo formë angazhimi midis kundërshtarëve politikë.
Nga ana tjetër dorëzimi toptan i pasurive të Kukësit në duart e oligarkëve si dhe vendosja e traut në Rrugën e Kombit, nga ana tjetër mbyllja e universitetit. Pra edhe pushtuesi në këto 8 vite më keq nuk kishte për ta bërë. Ndërkohë në Kukësin e zbrazur nga kuksianët, në Kukësin e zbrazur në veçanti nga mbështetësit tanë, nga demokratët, ju keni arritur të sillni në të gjithë qarkun 6 mijë vota më shumë.
Ky është treguesi i forcës tonë, ky është tregues i forcës së demokratëve, i forcës tuaj, i drejtuesve, i veteranëve që dinë të përballen dhe me betejat më të pabarabarta siç ishte kjo betejë, siç e dinit nga fillimi që do të ishte.
Asnjëherë nuk janë bërë bashkë në këtë mënyrë, as në 2017, as në 2001, as në 91 shteti me partinë, krimi i organizuar , oligarkia, paratë e buxhetit dhe paratë e pista të korrupsionit e të drogës. Prapë njësoj si në 91 demokratët ishin bashkë pa pushtet. Pa asnjë pushtet institucional, por me një pushtet të pafundshëm, pushtetin moral, pushtetin e zemrave të pastra, qëllimeve të ndershme, jo thjeshtë për të sjellë rotacion por për të sjellë ndryshimin.
Diferenca është fare e qartë rotacion do të thotë të luftosh për pushtet, ndryshim do të thotë të luftosh për kuksianët , të luftosh për shqiptarët. Ndaj dhe kuksianët i prinë kësaj beteje me pjesëmarrje dhe shqiptarët në tërësi na ndoqën anembanë vendit, nga veriu në jug, mos e besoni atë hartë tradhtare. Shikojini statistikat nga veriu në jug, deri në cepin më jugor të Shqipërisë shqiptarët në masë u derdhën në kutitë e votimit dhe votuan ndryshimin.
Ndaj 25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur. Është ndalja e dhunshme e përkohëshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën me 25 prill, që kuksianët e votuan me 25 prill dhe që sot e duan akoma më shumë.
Ndonëse në kushtet e një dëshpërimi dhe nuk është faster kryetari, i një shoku të vërtetë ku solli masakrën zgjedhore e 25 prillit. Por kush tjetër përveç nesh mund ta çojë në fund këtë betejë ? Kush tjetër përveç jush që ka mbajtur mbi supe këtë betejë dhe shenjat e kësaj beteje? E di që fuqinë për ta çuar deri në fund këtë betejë e për ta rrëzuar këtë regjim, e kemi vetëm ne, Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në vend që të na ulnin në gjumë, ne u rritëm u bëmë më të fortë. Në Kukës qartësisht po kështu edhe në Shqipëri. Ndaj vëllezër dhe motra falenderimi shkon për gjithsecilin prej jush, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen, për strukturat tona, për drejtuesit tanë, për ekipin tonë, në veçanti për ju që keni qenë tetë vite nen kamxhikun e një kundërshtari politik që nuk ju ka trajtuar si kundërshtarë politikë, ju ka trajtuar si armiq, duke shkatërruar normalitetin e jetës tuaj, familjeve tuaja deri në eksodin masiv të bijve dhe bijave të Kukësit.

Next Post
Drejt normalitetit… Një tjetër vend i Evropës hapet në 1 korrik

Drejt normalitetit... Një tjetër vend i Evropës hapet në 1 korrik

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Hiq dore nga kjo gjuhe o kellire!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In