• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Shënavlash: Kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra

by Java News
17/12/2019 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka takuar banorët e Shënavlashit në Durrës, të cilët u prekën nga tërmeti. Gjatë takimit me banorët e prekur nga tërmeti, Basha u shpreh se shumë prej tyre vijojnë të qëndrojnë në çadra dhe nuk kanë as ngrohje as ushqim.

“Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve” shkruan Basha.

Kreu i PD, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shkruan se shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre. Bash ndër të tjera ka vijuar sulmet politike duke thënë se është skandaloze që qytetarët të lihen pa asnjë përkrahje dhe 150 milion dollar janë ndarë nga Rama për 10 oligarkë nëpërmjet koncensioneve.

“Sot vizitova banorët e Shënavlashit, të harruar edhe nga propaganda e qeverisë. Pas traumës së tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët janë futur tashmë në sfidën e mbijetesës.

Të braktisur nga qeveria e cila ka dështuar në gjithçka përveç propagandës çnjerëzore që nuk kursen as fëmijët që humbën prindërit, minëra familje janë lënë në mëshirë te fatit. Shumë prej tyre vazhdojnë të kalojnë netë të ftohta në çadra, pa ngrohje pa ushqim, në kushte të mjerueshme.

Kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe ende mijëra banesa nuk kanë vlerësim për gjendjen e tyre, e të tjera kane dy apo tre vleresime kontradiktore. Shumë qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të dëmtuara ose të pa banueshme sepse nuk kanë një vend ku të qëndrojnë duke rrezikuar jetën e tyre.

Asnjë ndihmë, asnjë zgjidhje. Cdo ditë që kalon po i rëndon pasojat sociale dhe ekonomike të termetit te 26 nëntorit. Është skandaloze që tre javë pas tërmetit nuk ka ende një bilanc të dëmeve. Është kriminale që banesat e shpalluara të pabanueshme të rivlerësohen të banueshme vetëm se qeveria e Ramës nuk do të prekë paratë që u jep oligarkëve. Është kriminale që qytetarët jetojnë ende në çadra, pa asnjë përkrahje që të mos preken 150 milionë dollarë që janë ndarë nga Rama për koncesionet e 10 oligarkëve. Kjo fatkeqësi natyrore është kthyer tashmë në një fatkeqësi shtetërore”, u shpreh Basha. /e.s/

Next Post
“Shqiponjat”, dronë e 10 qenë antidrogë “blinduan” sot Portin e Durrësit, policia jep detaje për aksionin blic

Kalonin në Itali persona të ndaluar në Shengen, pranga punonjësit në terminalin e Portit Durrës, dhe dy të tjerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In