• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha mbyll protestën me himnin, ‘heshtin’ shashkat, por shtohen kushtet për Ramën

by A R
21/06/2019 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ndryshe nga protestat e mëparshme protesta e opozitës ka qenë më paqësorja në 4 muaj që nga nisja e tyre. Ajo ka nisur e qetë që tek kryeministria ku nuk u hodh as edhe një shashkë nga militantët e PD. Ndërsa edhe parlamenti i cili më parë ka qenë vendi i sulmeve nga protestuesit, ka kaluar pa incidente. Ata janë larguar nga Kuvendi duke u nisur drejt selisë blu në qetësi.
Në një fjalim para kryeministrisë dhe mbështetësve të mbledhur në protestë, kryedemorkati Lulzim Basha tha se beteja e tyre do të vazhdojë jo vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama por derisa të garantohen të gjitha të drejtat si vend evropian. Në kushtet e tij, Basha shtoi edhe lirimin e të ndaluarve për dhunën ndaj KZAZ, përfshirë kryesisht Bardh Spahinë. Ai kërkoi edhe ndëshkimin e autorëve të blerjes së votave.

“Kjo do të betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës por vetëm kur të kemi vendosur kushtet për Shqipërinë si gjithe Evropa”, tha Basha.

Largimi i kreut të qeverisë është i panegociueshëm – tha lideri demorkat. Zgjidhja politike duhet të vijë fillimisht duke liruar nga qelitë të arrestuarit për sulmet ndaj KZAZ-ve tha Basha, dhe në qeli duhen futur ata që kanë vjedhur votat, duke ju referuar përgjimeve të publikuara në median gjermane “Bild” për dosjet hetimore në Shqipëri, 184 dhe 339. Nuk mund të ketë proces politik pa dënuar personat që sipas Bashës janë të përfshirë në sit-blerje të votave.

Teksa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u distancua nga dhuna ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI, Lulzim Basha foli për arrestime të padrejta të personave, (ish-deputetë dhe zyrtarë të bashkive), dhe në asnjë moment nuk i dënoi sulmet që ju bënë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor duke djegur jo vetëm materialet zgjedhore por edhe shkollat ku ato janë vendosur, siç ndodhi në Shkodër.

***

Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të ndezin dritat e celularëve dhe të marshojnë drejt Kuvendit.

Basha kërkoi që qytetarët të mblidhen përpara tempullit të lirisë.

Pavarësisht toneve të ashpra, në protestët e nëntë nuk janë shënuar akte dhune dhe as hedhje kapsollash. Kjo për faktin sepse Lulzim Basha mori në protestën e së premtes familjen e tij, por edhe për shkak të apelit të fortë të faktorit ndërkombëtar.

***

Një orë pas nisjes së protestës, kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë fjalën para mbështetësve të tij në bulevard.

Ai tha se opozita është përbuzur shpesh herë, por sonte kjo gjë do të marrë fund.

“Nga kraharori i çdo shqiptari del thirrja dhe kushtrimi për hapjen e derës që e ka mbyllur arkitekti i Shqipërisë së krimit” – tha Basha.

Kreu i PD tha se 6 vite durimi kanë marrë fund dhe se sot bota e ka njohur qeverinë e Ramës se cila është në të vërtetë.

Ai nuk dha asnjë sinjal për dialog gjatë fjalimit ndërsa u shpreh se asgjë nuk e ndal revanshin e opozitës.

“Zoti, Kushtetuta dhe ligji janë në krahun tonë. Ne bëjmë kontrastin me krimin dhe kupolën ndaj ndizini dritat” – tha Basha duke nxitur turmën që të ngrejë lart telefonët celularë.

***

Opozita ka nisur në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama.

Tubimi vjen në një situatë tejet të tensionuar pas nxjerrjes së përgjimeve nga gazeta gjermane Bild dhe sulmeve ndaj KZAZ-ve nga zyrtarë të bashkive të drejtuara nga opozita dhe militantët, ndërsa shumica shprehet e vendosur për të zhvilluar zgjedhjet, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta anuloi dekretin për 30 Qershorin.

Ende nuk dihet skenari i opozitës, por Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë dhunë dhe se në protestë do të jetë së bashku me gruan dhe dy vajzat.

“Të gjithë bashkë sonte në orën 20:00, si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa!

500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues rrugëve të Europës. 450 mijë shqiptarë janë të papunë. Ndërsa: 2 miliardë euro janë harxhuar për 14 konccesione korruptive. Boll më me Shqipërinë që duan ata! Është koha për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas! Shqipëria Si Europa” ishte thirrja e Lulzim Bashës për qytetarët.

SHBA përmes ambasadës në Tiranë bëri thirrje për mbrojtjen e procesit zgjedhor të 30 qershorit dhe shmangien e dhunës, ndërsa kërkoi që drejtuesit e opozitës të mbajnë përgjegjësi.

‘Sundim të ligjit që mbron punonjësit civilë dhe shkollat nga sulmet e pakuptimta, që mbron integritetin dhe sigurinë e procesit zgjedhor, dhe që mban premtimin e së drejtës së qytetarit për të protestuar paqësisht’.

Dy ditë më parë edhe OSBE dënoi sulmet e ndodhura në disa KZAZ në vend.

Nisur nga protestat e dhunshme të opozitës, edhe në këtë tubim policia ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e tij që starton në orën 20:00. Mbi 1500 efektivë do të jenë në terren, një pjesë e të cilëve kanë dalë në gatishmëri të përforcuar që mbrëmjen e djeshme, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Ndërsa në disa pika, policia ka shtuar edhe kamerat e sigurisë me rezolucion më te lartë. Kjo për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve të dhunshëm.

Next Post

Reagon Ilir Meta: Mos bëni dhunë në protestë, uluni për dialog

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

February 3, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

February 3, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

February 3, 2026
Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

February 3, 2026
“Jemi aktivë për paqen në botë!”, Spiropali shkon në SHBA: Bordi i Paqes do të jetë Bordi i Veprimit

“Jemi aktivë për paqen në botë!”, Spiropali shkon në SHBA: Bordi i Paqes do të jetë Bordi i Veprimit

February 3, 2026
Protestat e fuqishme në Iran, më shumë se 50 mijë njerëz të arrestuar nga autoritetet

Protestat e fuqishme në Iran, më shumë se 50 mijë njerëz të arrestuar nga autoritetet

February 3, 2026
Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Balla: Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In