Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me qytetarët në Lezhë dhe Shënkoll. “Basha ka ndarë me banorët shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi” – njofton Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike.
“Dyshja Rama-Meta jo vetëm nuk kanë mbajtur asnjë premtim por e kanë zhytur vendin në varfëri, papunësi dhe mjerim. Në dy vite kanë bërë të kundërtën e asaj që premtuan për të ardhur në pushtet, rritën taksat, çmimin e energjisë, naftën etj. Pasi nuk mbajtën asnjë premtim refuzuan dhe amendamentet e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë” – tha Basha.
Nga Lezha, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, nëse ajo do të pranojë ofertën e PD për ulje taksash, ulje të çmimit të energjisë dhe naftës, investime që hapin vende pune dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.









