• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Meta është tashmë në një linjë me PD-në

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka më asnjë dyshim se Meta, Basha dhe Berisha, janë tashmë në sinkron kundër Reformës në Drejtësi ne formen qe ajo mbeshtet nga SHBA dhe BE, si dhe kalimit në një qeveri teknike. Ende pa u tharë boja e deklaratës së Metës, për qeveri ekspertësh, kreu i PD-së ka rendur të deklarojë se “PD-ja e konsideron krijimin e një qeverie teknike si një domosdoshmeri për organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme dhe per stopimin e krizes se gjithanshme te vendit”.

Basha në emër të PD-së mirëpret qëndrimin e kryetarit të LSI, Ilir Meta, për krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira në vend.
“Fakti që një parti qeveritare i bashkohet në mënyrën dhe autonominë e vet opsionit të opozitës tregon qartë se kjo është rruga e vetme, në kushtet e degradimit ekstrem të qeverisjes, për një konkurim të lirë, të drejtë e të barabartë të partive në zgjedhje, duke e lënë vendimin në duart e sovranit”, ka deklaruar Basha nëpërmjet një postimi në rrjetin social FB.

Sipas tij, Meta e sheh të lidhur propozimin e tij, me domosdoshmërinë e votimit me konsensus të Reformës në Drejtësi. “Dëshiroj të nënvizoj se PD dhe opozita kanë kërkuar dhe janë angazhuar që prej fillimit e deri në këtë sekondë për një reformë konsensuale të standarteve të Venecias dhe ne bashkëpunim të ngushtë me partnerin tonë strategjik SHBA dhe BE.
Në funksion të konsensusit dhe për të mundësuar një bashkëpunim sa më të mirë, ne kemi promovuar vlerat dhe rëndësinë historike të kësaj reforme për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivelet e larta kudo qoftë ai. Por ne nuk kemi rënë asnjë çast në mendësinë antidemokratike dhe në provokimet e ulëta të atyre që kanë dashur e duan ta sabotojnë e damkosin reformën duke ia caktuar ata dhe jo ligji viktimat”, thekson Basha.

Kreu i PD nenvizon se “mbështet dhe mirëpret propozimin e Metës për një dialog shumëpalësh. “Gjithpërfshirja ka zgjidhje” ka thënë Basha.

Ai thekson se PD nuk ka dashur që të përjashtojë ndërkombëtarët, ndërkohë që ka shtuar se është i gatshëm që të takojë Ramën.

“PD është e gatshme të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në perputhje te plote me rekomandimet e Komisionit te Venecias.Zgjidhja është e mundshme dhe duhet të arrihet patjetër, me kontributin e të gjithëve, me forcën imponuese të argumenteve dhe largpamësisë, siç i ka hije përgjegjesisë politike, bashkëpunimit dhe parneritetit strategjik” thotë Basha.

Me. Ar

Next Post

Cristiano Ronaldo shokon në Ibiza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In