Kreu i opozites e ka bere rruge tashme, duke ngritur ne sistem paditurine ne çdo aspekt, e pafalshme per nje aspirat per te drejtuar qeverine ne te ardhmen. Lulzim Basha po vijon me gafat me te njejtin intensitet dhe kësaj radhe sërish me sektorin energjise elektrike.
Pas premtimit se “do të ulë çmimin e energjisë elektrike me 300 lekë për litër”, dje Basha nga parlamenti lëshoi akuza se “OSHEE donte t’i jepte tender ‘D.H Albania’ me vlerë 12 milionë euro”. Në fakt, është OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), kompania që lidhi kontrate me “D.H Albania”, dhe jo OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike).
/a.meta