• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha! Lëre maskaradën! Rama s’mundet deri në 2030

by Ben Andoni
28/04/2021 16:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Politika është pothuajse po aq emocionuese sa lufta, dhe po aq e rrezikshme … Në luftë, mund të vritesh vetëm një herë. Por në politikë shumë herë”, thotë në një nga shprehjet e tij lapidare Uinston Çërçill. Por kur dëgjonim reagimin pa asnjë nerv për humbjen, shfajësimin dhe daljen me akuza ndaj fituesve, heshtja e deri-atë-herë e pacipë e kryetarit të opozitës, Basha, u bë edhe më e hidhur. Në të njëjtën kohë, kur kryeministri i rikonfirmuar Edi Rama bënte fjalimin përshëndetës, publiku kuptoi qartë diçka përmes SHQUP-it: tashmë luksi i mbajtjes së zotit Basha dhe ringritja e PD-së do të kushtojë dhe zgjasë shumë. E para dhe më e dhimbshme është se Basha nuk pranon humbje për herën e pestë rradhazi; së dyti, jo pak individë nga formacioni i tij nuk kanë asnjë reagim për humbjen, ashtu si edhe respektin ndaj procesit zgjedhor dhe njohjes së rezultatit zgjedhor. Duke pasur parasysh dhimbjen e masës së PD-së dhe reflektimet e hidhura të kandidatëve të saj pas pritshmërisë së madhe për rezultatin zgjedhor, një gjë është e dukshme: kjo forcë politike e ka të vështirë të ndahet nga lideri i saj Lulzim Basha, edhe pse duket se tashmë mundësitë do t’i priten. Cili e mban më në fuqi këtë figurë? Berisha? Manipulimi i PD-së apo vetë partia është pengu i klaneve të tij?! Për më tepër, ai vetë as nuk do të tërhiqet dhe t’i hapë udhë një procesi ringritje të PD-së të arsyeshëm të saj.

Duke menduar humbjet e shumta të PD-së nën drejtimin e tij një gjë është fare e qartë, se kjo parti e ka të vështirë reformimin në thelb. Ç’ka e ndan mbi të gjitha është papërgjegjshmëria e strukturave. Mbase, po vjen koha e senatorëve të saj të ndryshojnë shumë gjëra në arkitekturën e saj historike. Në historinë botërore shumë liderë politikë kanë bërë gabime të mëdha por nuk denjuan kurrë të japin dorëheqje, disa pak të tjerë kanë bërë vetëm një gabim të vogël dhe kanë dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ajo që dallon bash ata politikanë që japin apo jo dorëheqje është sensi i nderit dhe dinjitetit. Ata që e kanë një farë tagri, gjënë më të thjeshtë që bëjnë është udha e shkurtër dhe e qartë: Dorëheqja!

Por kjo s’është rruga e Bashës dhe mentaliteti i tij, që jeton duke u zvarritur, apo më saktë një bashkëjetesë me dorëzimin e zakonshëm shumë humbës që nuk i shkon fare PD-së. Dhe, shqiptarët e dy krahëve të politikës dhe një masë po kaq e madhe që pret drejtimin normal të këtij vendi, nuk mund të mbaj si udhërrëfyes thjesht parashikimet e Ramës që sot ka projektuar dhe një mandat tjetër… deri në vitin 2030. Dhe, nuk mbaron këtu: Basha duket edhe se është krejt i papërgjegjshëm dhe kjo është e trishtë për fuqinë e tij të manipulimit të PD-së madje edhe kur përdori në orët e fundit si sfond të rinjtë për “ringritjen” e pestë pas katastrofës së vetë personale në politikë, që në fakt është thjesht mbijetesa e një pengu të madh ndaj demokracisë shqiptare. Thënia e Çërçillit është e dhimbshme e pagjetur te Basha, sepse me sa duket plagët e politikës nuk e vrasin fare atë. Po a vritet vallë qenia Basha?!  (Javanews)

 

Next Post
PD e LSI kërkojnë rinumërim? Në fakt po ndodh me kandidatët qendër për qendër

PD e LSI kërkojnë rinumërim? Në fakt po ndodh me kandidatët qendër për qendër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In