Pas takimit të lamtumirës me ambasadorin në ikje të SHBA, Donald Lu, vjen një mesazh nga kryetari i PD-së Lulzim Basha. Ky i fundit përmes një postimi në Tëitter ka theksuar se PD është krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, ndërsa e cilësoi atë partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
“Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.”, shkruan Basha në Twitter.