• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha, ky i vuajturi i madh!”, plas debati në studio për figurat e reja në PD-në e Berishës

by A R
22/12/2023 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të ardhmen e lidershipit të partisë së drejtuar nga Sali Berisha, u shpreh se nuk do të ketë figura të reja, sepse nuk ka. Mërtiri debatoi me panelistët Ylli Rakipi dhe Neritan Sejamini për rolin që luajti Lulzim Basha për 10 vite nën urdhërat e Berishës dhe të ardhmen e tij.

Pjesë nga debati:

Ergys Mërtiri: Unë nuk mendoj se mund të ketë figura të reja për disa arsye, sepse këta, e para, nuk kanë lënë vend për figura të reja, sepse Berisha në këto 30 vite ka mbajtur figura që i kanë bërë fresk dhe temena dhe janë aty se kanë adhuruar atë. E dyta, vetë figurat nuk duan të spikatin, sepse po spikatën i heq lideri. Kështu që është një lloj skeme që e lë partinë në këtë lloj bataku ku është. Dhe e treta, vetë Berisha nuk i beson më askujt. Personi më i besuar në këto 10 vite ka qenë Lulzim Basha, pavarësisht se sot e akuzon për mungesë besnikërie, por problemi më i madh që ka patur Basha ka qenë se ishte më shumë besnik se ç’duhej.

Ylli Rakipi: Jo, jo. Ja të ndërhyj unë në favor të shikuesit se po na ndjekin shumë njerëz. Basha ka marrë përsipër të gjitha rrisqet, kur pranon dhe njeh se çfarë është Sali Berisha, të gjitha kostot, deri edhe poshtërimin e tij.

Ergys Mërtiri: Tani kur Lulzim Basha i doli kundra me non gratën, unë jam i bindur se edhe Argita Malltezi do të vijë dita kur t’i thotë: baba më lër rrugën time se do ta bëj vetë këtë punë. Berisha nuk i besoj kujt, prandaj është i detyruar të fusë të bijën në lojë.

Neritan Sejamini: Tani kam një pyetje. Ne biem të gjithë dakord se z. Basha do t’i humbë zgjedhjet e 2025.

Ergys Mërtiri: Po do t’i humbin të gjithë.

Neritan Sejamini: Ti mendon se do të japë dorëheqjen pas humbjes?

Ergys Mërtiri: Po ç’lidhje ka?

Neritan Sejamini: Kjo shpjegohet me mizën. Çdo gjë është Berisha. Pra Basha ky i vuajturi.

Ergys Mërtiri: S’ka vuajtje, po e akuzoj Bashën për besnikëri.

Neritan Sejamini: Nuk është besnikëria, është simptoma që edhe Basha nuk e lëshon pushtetin, është sindroma shqiptare e autokracisë. Edhe z. Basha do t’i humbë zgjedhjet në 2025 dhe nuk do të ikë, do t’i humbë edhe në 2029, edhe në 2033. Ka një kulturë autokracie.

Ergys Mërtiri: Po thoja se Berisha nuk i beson kujt.

Neritan Sejamini: Po them që ky është një problem shumë madh edhe për PS-në. Z. Rama ka hequr edhe zgjedhjet nga statuti, t’i lëmë këto berishizmat, këto terma koti.

/a.r

Next Post
“Merrte frymë sikur e përndiqnin”, flet lektorja shqiptare në universitetin ku ndodhi masakra në Pragë

“Merrte frymë sikur e përndiqnin”, flet lektorja shqiptare në universitetin ku ndodhi masakra në Pragë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In