• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, ky diktator oriental

by Artur Ajazi
19/05/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“Lulzim Basha nuk është ai që duket, është një diktator i kamufluar, 100 herë më i keq se Rama”.Kështu më ka thënë vite më parë një eksponent i Partisë Demokratike, ish-drejtor i madh në qeverisjen e asaj partie. Dhe këtë e ka deklaruar para zgjedhjeve  të 2017. Por PD i humbi  ato zgjedhjet, ka humbur edhe 4 palë zgjedhje të tjera, dhe ja sot, Lulzimi kërkon me ngulm të mbetet sërish kryetar partie. Dorëheqjen si institucion, nuk e njohin vetëm diktatorët.

Turi i Lulzimit në qytetet e vendit për ti mbushur mëndjen atyre të bazës se “ne humbëm se na vodhën votat, por do të nisin sërish betejën”, mbetet reagimi imponues i një njeriu që po e mban me pahir postin e pamerituar. Lulzimi e shfaqi marazin dhe dobësinë e tij dukshëm në fushatën e zgjedhjeve të fundit.  Slogani bosh i fushatës së opozitës “Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”nuk përcaktonte qartë asnjë nga dimensionet kryesore të debatit politik,si demokracia, korrupsioni apo zhvillimi ekonomik. Fushata e PD-së jo vetëm nuk ishte e qartë, por ishte dhe kontradiktore, falë drejtimit kaotik nga Lulzim Basha.

Ai u mundua t’i bindë shqiptarët se “vetëm ne sjellim ndryshimin”, me po të njëjtat fytyra që i kanë lodhur ata përgjatë tranzicionit të stërgjatë si, Berisha, Kryemadhi, Mediu, Shehi, Dule apo Idrizi. Po të analizosh fushatën e Lulzimit natyrshëm lind pyetja,“pse opozita nuk identifikoi qartë një program antikorrupsioni, demokracie  apo zhvillimi, për ti bindur shqiptarët ? Pse në çdo rast  Lulzimi nuk arriti  të krijonte frymë dhe besim ?  Mendoj se përgjigja është e thjeshtë, nuk e bëri sepse nuk ka aftësi të tërheqë  shumicën e shqiptarëve në asnjërin prej alternativave shterpa që ai prezantoi.

Kjo për faktin se edhe me tezën e “antikorrupsionit”, ai nuk arriti të bindë shqiptarët të cilët janë të ndërgjegjshëm se skandalet e qeverisjes Berisha-Basha 2005-2013 tejkalojnë çdo pretendim të opozitës sot. Ndërkohë ka ndodhur që edhe gjatë fushatës, opozita dhe “kritizerët” e saj, të denoncojnë Ramën si “diktator”, por harrojnë se në qeverisjen e tij, nuk është burgosur dhe vrarë asnjë opozitar në protesta siç ka ndodhur  në qeverisjen e Berisha-Meta-Basha. Madje opozita vrau me strukturat e saj paramilitare, një qytetar të thjeshtë ditët e fundit të fushatës, duke treguar natyrën  dhe tendencën e saj diktatoriale. Egërsia e strukturave të Partisë Demokratike, buron nga frymëzimi i kryetarit Basha.

Mjafton të kujtojmë thirrjet e tij nga “çadra e lirisë” për “thyerje xhamash, shkatërrim makinash, zyrash” etj.. për tu bindur se Lulzimi nuk është ai që duket, “çun i mirë, djalë i qeshur”.Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga strukturat paramilitare në Elbasan, apo thirrja për dhunë e kandidatëve si Xhelal Mziu, dhe mungesa e reagimit nga vetë PD-ja, treguan të kundërtën, dhe se u mbushën mëndjen shqiptarëve se “Luli nuk mund të sillte normalitet në politikën shqiptare”. PD-ja nuk fitoi më shumë vota se PS-ja sepse i mungonte fryma, besimi, lideri, dhe  dimensioni i qeverisjes së vendit.

Një parti politike që ka tetë vite që si argument kryesor ka përrallën “Rama na vjedh votat”, e ka shumë të vështirë të bindë  shumicën e  shqiptarëve ta votojnë. Oriental në mentalitet, forma dhe përmbajtja e Lulzimit si politikan, mbetet më tepër me prirje diktatori  se demokrati.Kokëfortësia për të qëndruar përjetësisht kryetar partie, flasin për ngjashmëri  të madhe mes tij dhe “babait politik”. Pas 13 Qershorit, Lulzim Basha është zotuar ta shtojë në qindra listën e madhe të “armiqve” të partisë, për ti  hapur  udhën mbretërimit  të qetë edhe për 4 vjet të tjera si  kryetar PD-je.

Next Post
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

Ilir Metën nuk e do më askush, por Ramës i intereson të rrijë në Presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In