Pas konferencë së Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha.
Në një postim në “Facebook”, Basha shkruan se “kryepergjegjesi vazhdon të kërkojë lart e poshtë fajtorë për gjithçka, ndërkohë që nuk pranon e nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve, për dështimin në çdo drejtim, për korrupsionin masiv, për vjedhjen e 160 milionë dollarëve vetëm në dogana e tatime në 6 muajt e parë të vitit”.
Sipas Bashës, Rama flet për rritje ekonomike, ndërkohë që varfëria e papunësia thellohen çdo muaj, dhe eksodi nga dëshpërimi i bashkqytetarëve vetëm rritet.
“Sfilon 1 orë para mediave si dikush që sapo ka shkelur në vendin tonë, ndërkohë që është vetë autor i taksave të larta, është shkaktar i krizës ekonomike, i mungesës së investimeve, i promovimit të krimineleve në zyrat e shtetit, i vrasjes së shpresës së shqiptarëve”, përfundoi kreu i PD-së, Basha.









