• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kërkon votat e vlonjatëve për atë që u ka rrëmbyer 163.6 hektar tokë

by A R
04/04/2021 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak ditë më parë, demokratët e Vlorës tentuan një “kryengritje” ndaj listës së kandidatëve për deputetë që Lulzim Basha regjistroi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Asnjë prej tyre nuk kishte lidhje të drejtpërdrejt me strukturat lokale të cilat ndjeheshin krejtësisht të papërfaqësuar. Kërcënimit me dorëheqje të drejtuesit të tyre politik Bujar Leskaj dhe kryetarit të degës lokale Genc Deromemaj, ju përgjigj me urgjencë në një vizitë blic në Vlorë një prej personazheve të njohura për opinionin publik, Agron Kuliçaj.

Kuliçaj, si një ndër njerëzit më afër ish-Kryeministrit Sali Berisha mori përsipër misionin për të “shtypur” revoltën e demokratëve të Vlorës. Diçka që në fakt duket se ja arriti po të marrim parasysh që lista nuk u ndryshua ndërsa Leskaj e Deromemaj ulën kokën. Por çfarë fshihej në fakt pas kësaj përpjekjeje të shpejtë për të shuar konfliktet? Mjafton të shohësh me kujdes listën e demokratëve të miratuar me urdhër të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. I treti në këtë listë figuron shtetasi Fation Sulo Veizaj.

Pak kush ka arritur ta njohë Veizajn për atë çka përfaqëson por as nuk e kanë kuptuar përse ai duhet të rënditej i treti në listën e partisë kryesore të opozitës. E vërteta është se Veizaj njihet si një ndër njerëzit më të afërt me dy prej personazheve kyçe të denoncuara për afera korruptive me familjarët e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë kohës kur qeveriste vendin. I pari është biznesmeni kontravers Rezart Taçi, të cilin Veizaj e ka përfaqësuar duke qenë administratori i tij në kompaninë e naftës ARMO. Abuzimet me këtë kompani dihen para syve të të gjithë shqiptarëve dhe nuk kanë nevojë për koment.

Personazhi i dytë që lidh Veizajn me familjen Berisha është Rahman Selmanllari, miku i Shkëlzen Berishës, lakuar shumë herë në media për përfitime në kurriz të interesave të qytetarëve dhe pronave publike.

Dokumentet zyrtare konstatojnë se lidhja mes Veizajt, Selmanllarit, Berishës dhe Rezart Taçit është shumë e thellë. Fation Veizaj nuk është rastësisht kandidat në listën e sigurtë të Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës. Pikërisht në këtë qark ai rezulton të jetë pronar ose bashkëpronar i jo pak por 1,635,868 metër katror prona në zonat me të lakmueshme të bregdetit. Veizaj kërkon votat e qytetarëve të Vlorës me të vetmin objektiv për të ruajtur kontrollin e pronave që kanë grabitur gjatë 8 viteve të qeverisjes së Sali Berishës, në bashkëpunim me biznesmen dhe familjar të tij.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se Veizaj në bashkëpronësi me Rahman Selmanllarin ka në pronësi 23,404 metër katror toka në fshatin Vuno të Bashkisë së Himarës. Pronat vazhdojmë më tej me një shifër rekord prej 1,596,671 metër katror në territorin e njësisë administrative Orikum të Bashkisë së Vlorës. Nuk mbaron me kaq. Veizaj del pronar në 6,600 metër katror toka në Radhimë dhe 9,193 metër katror në Nartë.

E çuditshme se si banorët e Qarkut të Vlorës, ata që e kanë vuajtur në kurriz grabitjen e pronave të tyre ftohen nga Lulzim Basha që të votojnë pikërisht për atë që ua ka rrëmbyer duke i lënë me gisht në gojë. Më keq se kaq, nëse arrin të marrë mandatin e deputetit, Veizaj do të përdorë pushtetin politik për të mos cënuar pronat që ua kanë marrë qytetarëve të bregut.

/lexo.al

Next Post
KQZ merr vendimin: Fleta e votimit do të përmbajë edhe emrat e kandidatëve

Zbardhet ankesa e kompanisë së printimit: Gjatësia e fletës së votimit na pengon për prodhimin brenda afateve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In