• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha kërkon revolucion, por po hetohet në SHBA. Plakut Sali do t’ia prishim tespihet”

by A R
07/06/2019 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ura Vajgurore, ku prezantoi kandidaten Juliana Memaj, kryeministri Edi Rama i cilësoi si të neveritshme publikimet e përgjimeve nga Dosja 339.

Ai deklaroi se socialistët asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë, ndërsa solli si shembull ish-drejtorin e PD-së, Arben Segjini.

“Asksuh nuk mund të thotë se ne kemi ngritur dorën ndonjëherë për të penguar drejtësinë. Askush nuk na ka parë duke marrë në mbrojtje ndonjë që duhet të përgjigjet para drejtësisë. Ndërsa ata që helmojnë çdo ditë gjakun e miletit, drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve e kishin të dënuar me vendim gjykate dhe në arrest shtëpie, dhe drejtonte tatimet nga shtëpia” – tha kryeministri.

Rama komentoi edhe pretendimet e kryetarit të PD. Ai e ironizoi Lulzim Bashën duke u shprehur se është një nga kokrrat e tespijeve të Sali Berishës. Ndërkohë që për kryeministrin, akuzat e Bashës janë absurde përderisa ai vetë është nën hetim.

“Ata duan të bëjnë gjyqe publike si në kohën e luftës, pa prova dhe pa hetime. Më e bukura është që ai që i udhëheq këto procese nuk është person i dyshuar, por i akuzuar dikur nga Prokuroria me 270 faqe akuzë për korrupsion. Sot është nën hetim në SHBA për thuajse 1 milionë dollarë që nuk dihet se nga erdhën dhe kujt i shërbyen. Ky person del dhe kërkon revolucion moral. Plaku i marrë e ka Lulin një nga kokrrat e tespiheve të veta. Por si tespijet e plakut Mere, ashtu do t’i shpërbëhen edhe tespihet e plakut Sali” – tha Rama.

***

Nga Ura Vajgurore ku çeli fushatën elektorale, Edi Rama u shpreh se socialistët e kanë të lehtë për të arsyetuar pse kërkojnë sërish besimin e qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri tha se bashkitë e drejtuara nga PS kanë bërë një progres të dukshëm gjatë mandatit që po mbaron. Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaten Juliana Memaj, ndërsa shtoi se gara e 30 Qershorit është përtej emrave të përvetshëm.

“Problemi është sesi ne të gjithë sebashku do të zgjedhim mes rrugës së ideve dhe asaj të baltës dhe konfliktit në çdo ballafaqim” – tha Rama.

Ai shtoi se opozita përmes dhunimit të demokracisë synon të kthejë mbrapsht kohën dhe të varrosë reformën në drejtësi.

“Ata po kërcënojnë me popullin imagjinar nëpër protesta, që janë punonjës të bashkive të tyre. Ata mund të vendosin për ta vrarë veten politikisht, por për Shqipërinë nuk vendosin dot” – tha Rama.

Next Post
Takimet në Bruksel, Cakaj: Të rëndësishme për hapjen e negociatave

Takimet në Bruksel, Cakaj: Të rëndësishme për hapjen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

Delegacioni i BE-së në Tiranë uron besimtarët ortodoksë për Pashkën: Shpresë, paqe dhe begati për të gjithë

April 12, 2026
Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë

April 12, 2026
 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

 4 astronautët e Artemis II ndajnë eksperiencat e tyre: Toka mes errësirës, si anije që ‘lundronte’ në univers

April 12, 2026
Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

Analiza e The Times/ Trump e injoroi paralajmërimin e JD Vance për Iranin, pse e dërgoi në negociata?

April 12, 2026
Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi në Uashington të martën

April 12, 2026
Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

Negociatat SHBA-Iran, BBC: Ka sinjale për bisedime të fshehta përmes ndërmjetësimit të Pakistanit

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In