• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kërkon informacion nga SPAK nëse kanë nisur hetimet për kullën 64 kate, ata e çojnë përgjigjien në zyrën e Berishës buzë Lanës

by Java News
18/01/2024 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha nga ballkoni ka rikthyer këtë të enjte, historinë e kullës 64 kate prapa së cilës qendron i biri, që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.

“Të dashur miq, atë ditë që unë kam vendosur të nis foltoret, njerëz të mi të afërt më pyetën: Sali, a je i sigurt që do kesh mbështetje?

Përgjigjia ime ishte kjo: Unë kam besim se do kem mbështetje, por edhe sikur dhjetë vetë të vijnë, unë do të shkoj në atë takim dhe do mbroj të vërtetat që do mbroj.

Të dashur miq, pra, dy vite më parë u zhvillua një betejë e paparë midis korrupsionit dhe antikorrupsionit të Sali Berishës.

Gjithnjë i hapur, gjithnjë i sinqertë, gjithnjë duke deklaruar se një dokument, një fakt, një provë të vetme po gjetën, Sali Berisha largohet nga politika.

Por ju e patë, se qeveritë më të fuqishme të botës, në dy vite nuk nxorën dot asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë.

Kurse unë qëndrova në të vërtetën që besoj, qëndrova në mbrojtjen e interesit të tuaj, në mbrojtjen e interesit të këtij vendi, të cilin e duan shumë miqtë, e duan shumë partnerët, por kurrë më shumë se ju dhe Sali Berisha.

Dje unë fola për Skënderbeun. Vite drite jemi larg prijësit të përjetshëm. Por secili prej nesh ka një copë të shpirtit të tij në shpirtin tonë. Secili nga ne ka një copë të zemrës së tij në zemrën tonë. Secili nga ne ka një grimcë të qëndresës së tij në qëndresën tonë.

Miqtë e mi, pasi humbën betejën me shpalljet non-grata mbi baza të korrupsionit transnacional, pa asnjë provë, fakt apo dokument, Edi Rama kaloi në një praktikë tjetër të shpifjeve dhe trillimeve nga më të ulëtat. Me mediat e tij, me lakejtë e tij, me puthadorët e tij çfarë nuk sajoi, dhe arritën te kulla 64-katëshe e Tiranës.

Vetëm sa nuk e emëruan kulla e Sali Berishës.

Miqtë e mi, mjeranë kompania e tyre. Sali Berisha në tetë vite në pushtet, nuk pranoi, nuk ndërtoi qoftë dhe një kullë të vetme në kryeqytetin e Shqipërisë.

Kështu që kulla u shndërrua në mullarin e turpit të mashtrimeve të tyre.

Edi Rama angazhoi Erion Veliajn dhe Lul Bravën për të trilluar në mënyrën më primitive, por dështuan dhe vetëm dështuan”, tha Berisha nga maja e ballkonit.

Po pse u kujtua sot Sali Berisha, të rikthejë historinë e kullës 64 kate?

Në fakt, është tërbuar nga SPAK.

Kjo, pasi PD zyrtare e Lulzim Bashës, kishte dërguar një shkresë, ku interesohej e po hetohet për padinë e saj, të ngritur në gusht, për kullën 64 kate.

Dhe SPAK ka kthyer përgjigje, se po heton në mënyrë të thelluar.

Vetëm se përgjigjien e kanë çuar në selinë zyrtare të PD-së, pra në SHQUP, të cilën e ka zaptuar Berisha.

Pra përgjigjia e kërkesës së Bashës, ka shkuar në zyrën e Berishës.

Ndaj dhe është tërbuar./tema

Next Post
Nënkryetari i PD: Opozita në situata dramatike. E mbështet vetëm 13 % e shqiptarëve, kaq kishte Partia e Punës…!

Nënkryetari i PD: Opozita në situata dramatike. E mbështet vetëm 13 % e shqiptarëve, kaq kishte Partia e Punës...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In