• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kërcënon verbtazi: Do i’a rrafshoj shtëpinë me buldozer kush i vë minat teatrit!

by Java News
24/09/2018 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD Basha gjithnje e me shume duket se po krijon distance me politiken, pasi fjalori i tij politik s’ka me asnje lidhje me politiken, por vetem me mina, tritol, boldozere, duke kercenuar kush t’i dali para qe s’mendon si ai. Koncepti i shtetit ligjor duket se eshte rrenuar tek ai ku kercenimet jane bere mjeti i tij i vetem shprehes.

Basha pak me pare ka kërcënuar hapur të gjithë ata që do të shembin Teatrin Kombëtar, do t’ua vendosin minat nëpër shtëpitë e tyre. I ftuar në emisionin ‘Open’, Basha tha se pronave të atyre do t’u vihen buldozerët.

“Ata që do prishin Teatrin, të bëhen gati që t’i prishet shtëpia e tij. Nëse i vënë minat teatrit, do t’u vëmë buldozerët në pronat e tyre. Po sigurisht që i kërcënojë dhe hapur. Dëgjo këto që them këtu, jo çfarë mund të ndodh më pas. Kur të vij përballja tek Teatri, unë do jem i pari dhe do përballen me mua. Ligji kaloi dhe ne nuk kishin çfarë të bënim në atë Kuvend. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të pengonim ligjin. Por ne kemi mundësinë që t’u themi shqiptarëve, se si po vidhet Teatri.

Afera e Teatrit Kombëtar, shkon përtej propozimit të Ligjit Antimafia. Afera e Teatrit Kombëtar, përveçse është një aferë korruptive është dhe rënia përfundimtare e shtetit. Duke bërë një ligj special për të grabitur pronën publike dhe shkatërruar një pjesë të memories historike të qytetit dhe të trashëgimisë kulturore kombëtare, siç është Teatri Kombëtar, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, duke përdorur deputetët e tij si dele për të vjedhur 200 milionë euro dhe pastruar paratë e pista të drogës, Edi Rama ka kaluar Rubikonin. Ka kaluar vijën e kuqe, që do të thotë se këtu, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, me një vendim të jashtëligjshëm të Parlamentit, popullit i lind e drejta të përgjigjet me të gjitha format dhe mënyrat që gjykon të arsyeshme. Me të gjitha format dhe mënyrat që gjykon të arsyeshme! Nuk jam as unë dhe askush tjetër këtu që mund të japë leksion se e bën këtë, por një gjë është e vërtetë: Kur hidhen hapa të tillë, kur qeveria vepron jashtë Kushtetutës, jashtë ligjit, ajo kthehet në Tirani dhe përpara Tiranive përdoren të gjitha mjetet që sovrani vendos të përdorë. Por se çfarë do të vendosë të përdorë këtë do ta shohim kur të vijë përballja me teatrin. Një gjë ju them: kur të vijë përballja me teatrin, aty do të jem unë i pari bashkë me grupin e PD krah për krah artistëve, sepse tek teatri nuk përcaktohet vetëm fati i asaj godine, por përcaktohet fati i kësaj Republike. Ajo është vija e kuqe! Nëse bie Teatri, nesër do të bjerë shtëpia e çdo shqiptari”, tha Basha

 

Next Post
Nuk mjaftojnë 14 mln euro, Tiranë-Elbasan surpriza të reja

Aksi Tiranë-Elbasan mbyllet deri në dhjetor, ByPass-i i Fierit do një vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In