• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Kemi plan politik dhe ligjor për të mposhtur krimin (VIDEO)

by A R
02/10/2017 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike ka folur për mediat në përfundim të mbledhjes me Grupin Parlamentar teksa ka komentuar raportin e OSBE/ODIHR.

Para kamerave Lulzim Basha tha se vota e 25 Qershorit u ble, u dhunuar dhe u tjetërsua nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.

“Kur një qeveri vjen në pushtet me vota të blera, ajo është e blerë” – tha kryetari i PD.

Basha tha se vendi është në prag të një gremine të paimagjinueshme. Ai paralajmëroi gjithashtu se forca politike që ai drejton ka një plan politik dhe ligjor për të mbopshtur krimin. /b.d

Fjala e plotë:

Në qendër të vëmëndjes ka qënë raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet, çështja e ngritjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe konfirmimi i të vërtetës së njohur botërisht nga shqiptarët se sot Shqipëria nuk qeveriset por sundohet nga bandat dhe nga klanet mafioze.

Raporti i OSBE/ODHIR-it e thotë qartë. Fakti i parë është se vota në 25 Qershor u ble, u dhunua, u tjetërsua. Fakti i dytë është se vota u ble, u dhunua dhe u tjetërsua nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste. Fakti i tretë është se blerja, dhunimi dhe tjetërsimi i votës nga Edi Rama dhe nga Partia Socialiste u bë përmes parave të pista të krimit të organizuar dhe ndihmës së bandave kriminale dhe klaneve kriminale të krimit të organizuar anembanë Shqipërisë.

Qytetarët e kanë fare të qartë se kur një qeveri del nga shit-blerja e votes, kur një qeveri vjen në pushtet me votat e blera, edhe vetë qeveria është e blerë. Se kur përdoren kriminelët për të blerë, për të shantazhuar, për të dhunuar, për të mbledhur votat e qytetarëve, qeveria do ti përkasë kriminelëve dhe jo qytetarëve.

Vendi është në prag të një gremine, është një katastrofë totale përsa i përket shtetit ligjor dhe demokracisë dhe është në prag të një gremine të paimagjinueshme në këto 27 vite.Kjo është një këmbanë alarmi për çdo shqiptar të ndershëm.

Ndaj Partia Demokratike po përgatit një plan politik dhe ligjor për të nisur sëbashku me të gjithë shqiptarët e ndershëm, pa dallime politike, një luftë e cila mund dhe duhet të ketë vetëm një përfundim: Mposhtjen e krimit të organizuar. Dhe për këtë duhet patjetër të mposhten mjeshtërisht dhe ustallarët e tyre politikë.

T’i kërkosh Edi Ramës të luftojë krimin e organizuar, do të thotë t’i kërkosh të luftojë vetveten. Mendoj se kjo është e tepërt. Ndaj detyra jonë është të bëhemi së bashku në një front të gjerë opozitar dhe në një aleancë të vlerave me të gjithë qytetarët shqiptarë, e ardhmja e të cilëve, e ardhmja e fëmijëve të të cilëve cenohet rëndë nga krimi i organizuar me pushtet. Dhe t’i japim vendit zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje, që është largimi i kartelit politiko-kriminal më në krye kryeministrin e votave të blera, të maxhorancës fiktive dhe të parlamentit ilegjitim.

Ju faleminderit!

Next Post
Zidane: Ronaldo është shumë i dëshpëruar, prej mungesës së golit

Zidane: Ronaldo është shumë i dëshpëruar, prej mungesës së golit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In