• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, kandidati për kryeministër që bredh me pranga në xhepa

by A R
17/10/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/ 

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një dalje publike i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, që t’i verë prangat ish- ministrit të Brendshëm, njëkohësisht edhe deputet në Kuvend, Saimir Tahiri. Për këtë, ai renditi edhe akuzat se përse Rama duhet ta prangosë Tahirin. Kërkesa e Bashës që kryeministri t’i verë pranga njërit apo tjetrit, në thelb është shprehje e një deformimi të thellë të konceptit të shtetit të së drejtës, që edhe ish- drejtuesit e diktaturës komuniste nuk e bënin, duke filluar që nga Hoxha dhe Shehu, e aq më pak Adil Çarçani, që publikisht të vringëllinin prangat për të arrestuar njërin apo tjetrin. Thirrjet publike për t’i vënë prangat këtij apo atij, medemek në emër të luftës kundër krimit, në thelb shfaqin një deformacion total e të pajustifikueshëm të një lideri politik, i cili bën sikur nuk e di se pushtet në Shqipëri janë të ndara dhe se kryemninistri apo qoftë edhe Presidenti, nuk mund t’i venë prangat as njeriut më të thjeshtë në Shqipëri, e aq më pak një deputeti. Edhe njerëzit me kulturën më të dobët juridike në vend e dinë mjaft mirë se institucionet përgjegjëse për këto punë janë Prokuroria dhe Gjykata.

Kthimi i dëshpëruar te moda e dalur boje e biografive për të kriminalizuar njëri apo tjetrin, natyrisht është një karikaturë e së shkuarës. Nëse Saimir Tahiri, në pozicionin e tij si Ministër i Brenshëm ka penguar hetimin e një kushuriri të tij të akuzuar për trafik droge, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Prokuroria s’ka pse heziton fare të ngrejë akuzë. Por është tërësisht joserioze që një kandidat për kryeministër t’i kërkojë kundërshtarit të tij politik kryeministër që t’i verë prangat Tahirit. Në konceptin e së drejtës thirrje të tilla shërbejnë për të na dhënë një profil më të qartë se Basha nuk duhet të votohet për asnjë arsye, pasi ai do të ishte një rrezik shumë serioz për shtetin demokratik, që si kryeministri të bredhë rrugëve me pranga në xhepa. Thirrje të tilla në vende normale të botës do të ishin një skamndal, i cili do të kishte edhe pasojat e veta. Por në realitetin shqiptarë ato nuk merren aspak seriozisht, sepse edhe vetë ai që bën thirrje të tilla nuk është aspak serioz.

Next Post
Këto janë dhjetë qytetet më të rrezikshme në botë

Këto janë dhjetë qytetet më të rrezikshme në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In