• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha kaloi provimin me të huajt, por ende jo me Berishën

by Ben Andoni
22/07/2016 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Do ketë disa ditë të paqme tani në kampin e PD-së, që luhatjet dhe kthesat e shumta të papritura që dhuroi me draftin e Reformës, e bënë të duket më në fund si faktor opozitar. Ndër të gjithë të tjerët, meritën e mori ashtu si ndodh rëndom kryetari i saj Lulëzim Basha, që u faktorizua bashkë me dy liderët e tjerë, Rama e Meta në rolin e protagonistit. Në fakt, ishte loja e rëndë që ndërmori Meta në fund, që e nxori Bashën një lloj personazhi atraktiv. Shumë harruan se në këtë mandat të të majtëve, ai ka drejtuar opozitën më të dobët në vend, paçka mundësive pafund që i ka dhënë qeverisja e shumë-diskutuar e Ramës dhe dështimet e tij të shumta.

Deputetët e opozitës kishin një element që mund të krenoheshin, por në vend të kësaj, ata e shpenzuan kohën më të madhe me anatema ndaj maxhorancës dhe zënie bajate, qoftë dhe mes tyre. Boshti i reformës, ndërkohë ka lindur vite më parë, kur realisht ishin ata në pushtet dhe jo më kot shumë prej ligjeve që e përbëjnë draftin kanë qenë dhe mbeten në detyrat e integrimit në BE e në shumë Raporte Progresi të prodhuara.

 Gjithsesi Basha e ka bërë mirë këto ditë protagonistin dhe brenda suazës së tij të formimit profesional rezistoi duke bërë ekuilibristin pikë së pari në partinë e tij, ku i duhej të mbante dy regjistra, atë përballë të huajve dhe atë me grupin e deputetëve, që e kundërshtonin. Në orët e fundit, Basha i bashkoi të dyja në favor të vetin dhe ende po krenohet me një reformë, zbatimi i të cilës duket se nuk do ta prekë atë dhe shumë peshq të mëdhenj të cilët do vazhdojnë të notojnë në moçalin e Shqipërisë. Dhe, falë edhe feedback-ve patetikë që po merr nga zëvendës/sekretarja e shtetit Viktoria Nuland, duket se po ushqehet që të jetë realisht kreu i vetëm i një partie që drejtohet de facto me dy koka.

Në orët e fundit, ai personalisht kaloi një provë të madhe me faktorin e huaj (lokal) në vendin tonë, pasi u tregoi se me të edhe mund të punohej (paçka se bashkë me të tjerët mori një kërcënim të frikshëm), kurse i dha motiv një pjese të servilëve në parti që t’i thurnin hapur lavde të pajustifikuara. Nga ana tjetër, Basha pati mundësi me këtë reformë që përveç anatemave të merrte në sy dhe të këqyrte rezistencën e disa deputetëve të tij, që dukshëm i treguan se nuk do ta mbështesin dhe mbi të gjitha nuk e pëlqejnë. Kjo e bën përpjekjen e tij të ardhme të vështirë, edhe pse sot është në zenit ngaqë ndërkombëtarët e faktorizuan.

Vetëm se deri në implementimin e draftit pret ende një rrugë e gjatë dhe ajo ka të bëjë me përgatitjen e hallkave të Reformës që do kërkojnë sërish në tavolinë të huajt dhe negociata pafund, por për këtë roli i Bashës është më i vogël sepse në skenë do jenë teknicienët. Ai tashmë provën e vërtetë e ka me Berishën, që duket se reforma e lë jo pak të mënjanuar dhe një faktor në zbehje të plotë. Me shumë gjasa këtë ngarkesë Basha do e përcjellë që të provojë shkëputjen e madhe, ndoshta atë (shembulli duket si i tepruar)a  që bëri kancelarja Merkel me zotin Kohl dhe marrjen përsipër i vetëm të përgjegjësive edhe de jure. Është fillimi dhe ai ka ende kohë për t’u përgatitur realisht në provën me Berishën edhe pse do jetë shumë më e vështirë sesa prova e deritanishme me ndërkombëtarët, që ai u duhet si një zë potencial kundër qeverisjes konfuze të socialistëve. E sa më shumë që kalon koha, aq më regresiv do bëhet Berisha për të ruajtur mitin e tij dhe ku duhet që Bashën ta mbajë në një pod më të ulët, që për hir të së vërtetës, nuk i rri për ambiciet e tij bashkë-kryetarit të ri. Sa do e kalojë provën e Berishës, këtë do e tregojë koha! (java)

 

Next Post

Horoskopi, e shtunë, 23 korrik 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In