• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Ka ardhur koha të përballemi me koalicionin e drogës

by Java News
13/10/2016 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Cërrik. Zoti Basha u ndal në fjalën e tij në shndërrimin e Shqipërues në një hambar droge gjatë këtij viti, një realitet i cili ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare.

“Lidhjet e qeverisë me krimin dhe mbrojtja që Edi Rama dhe Saimir Tahiri u japin trafikantëve, -theksoi kryetari i Partisë Demokratike,- kanë shndërruar mijëra qytetarëve që rropaten për një copë bukë në argatë-skllevër në parcelat e hashashit. Droga është kthyer në një kërcënim serioz për të rinjtë dhe statistikat tregojnë rritje të përdorimit të drogës. Vendin e intelektualëve e kanë zënë trafikantët”, tha zotit Basha, i cili apeloi për krijimin e një aleance të madhe qytetare kundër drogës e krimit në pushtet.

“E zeza që kemi përballë shkon përtej përballjes tradicionale mes të djathtës dhe të majtës. Përballë kemi krimin, korrupsionin, arrogancën e paimagjinueshme që prej kohës se diktaturës, që jo vetëm të vjedh e të poshtëron por pastaj edhe të tall dhe të përqesh.

Çdo qenie njerëzore me dinjitet minimal nuk e pranon këtë. Ndaj bëjmë thirrje dhe kërkojmë të formojmë një front të bashkuar me Partinë Demokratike. Nëse na bashkon dekriminalizimi, lufta kundër drogës, vota e lirë, nuk duhet të kemi asnjë ngurrim të bashkëpunojmë me këdo, për tu përballur dhe fituar kundër dikujt që bashkëpunon me të gjithë përveç qytetarëve, bashkëpunon me krimin, bashkëpunon me horrat, bashkëpunon me trafikantët, bashkëpunon me narko-trafikantët, bashkëpunon me banditët.

Ndaj është koha e një bashkimi të madh e një aleance të madhe qytetare. Partia Demokratike është gati dhe ne se nisim marshimin tonë pa kthim për përmbysjen e tiranisë së krimit dhe varfërisë,  dhe kthimin e Shqipërisë në një vend normal ku qeveria iu shërben njerëzve dhe jo anasjelltas.”

Keqqeverisja, korrupsioni dhe arroganca e pushtetit, theksoi zoti Basha po shkatërrojnë ëndrrën e mijëra maturantëve të cilët pas vitesh të tëra mundi e përpjekje për të arritur rezultate të shkëlqyera e shohin sot veten pa mundësi për të vijuar arsimin e lartë. Mijëra të tjerë që i besuan Edi Ramës tre vite më parë se nuk do të sillte plehrat në Shqipëri sot ndihen të tradhtuar. Ndërsa e ashtuquajtura rilindje urbane tregoi se ishte një projekt për të mbushur xhepat e qeveritarëve. Asnjë investim serioz në tre vjet që të përmirësoi jetën e qytetarëve nuk është kryer nga kjo qeveri e cila sot tallet me fermerët duke u thënë merrni kredi sepse subvencionet e premtuara ishin një mashtrim.

“Droga, krimi, korrupsioni ka një nyje që i mban bashkë dhe ky është Edi Rama. Ky është Edi Rama që merr çarterin për në Hamburg 100 mijë euro, sa katër muaj ndihmë sociale në Cërrik. Ky është Edi Rama i cili tha se nuk do të sjellë mbetjet se janë helme. Tani që ja ka ngrohur xhepin mafia ndërkombëtare e plehrave merr vendime kundër popullit, helme për të helmuar shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

Ky është Edi Rama i cili po tallet me maturantët. I ka sjellë këtu me vendimet e tij korruptive dhe pa transparencë qe nuk ka guximin t’i kthejë mbrapsht. Një brezi të tërë, 20 mijë të rinj shqiptarë do t’ua djegë ëndrrën.

Ky është Edi Rama me rilindjen urbane siç u pa në Kurbin. Kanalizime, ujësjellës, rrugët nuk bëhen por mbulohen me një fasadë, me 10m² pllaka dhe sa kalon nga pllakat fillojnë gropat sikur je në mesjetë”, e mbylli Basha rrëfimin.

Next Post
3 vjet në detyrë, Tahiri: Falënderoj edhe PD! Më kujton si nuk duhet të jem!

Vdekja tragjike e Gilman Bakallit/ PD nuk nderon në parlament ish deputetin, Tahiri ironizon Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëroi veprime të forta në Iran, Britania e Madhe tërheq personelin ushtarak nga baza amerikane në Katar

January 14, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha shpalli se s’do të lërë fëmijët pasardhës të PD?

January 14, 2026
Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

Pezullimi i vizave për 75 vende, mes tyre dhe shqiptarët/ Zëdhënësi i DASH: Emigrantët s’do pasurohen nga amerikanët

January 14, 2026
“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

“Liria e tij kërcënim për dëshmitarët”, eksperti: Arratisja e Ndocit, e mirëorganizuar! Nuk u zbatuan protokollet e sigurisë

January 14, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

January 14, 2026
Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In