• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha jep lajmin e hidhur: Ndërron jetë themeluesi i PD

by A R
08/08/2019 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndëron jetë një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Sherif Kaloshi. Lajmi është bërë me dije nga kryedemokrati Basha, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale teksa kujton të shkuarën e dhimbshme të Kaloshit, nëpër kampet e përqëndrimit gjatë regjimit komunist, shpreh ngushëllimet dhe mirënjohen e thellë për figurën e tij.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit Basha shprehet se Kaloshi ishte njëri nga kontributorët më të mëdhenj në përpjekjen e qeverisë së parë demokratike për rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë.

Sipas Bashës, kontributi i të ndjerit dhe familjes së tij kanë qenë tepër i rëndësishëm për PD-në dhe ish të përndjekurit politik.

Postimi i plotë i Bashës:

Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të Sherif Kaloshit, njërit nga kontributorët më të mëdhenj në përpjekjen vigane të qeverisë së parë demokratike të Shqipërisë për rehabilitimin, integrimin e më vonë edhe dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Sherif Kaloshi e kaloi rininë dhe një pjesë të madhe të jetës së tij në internim, në kampet e përqendrimit të diktaturës, nga Tepelena e deri në Lushnje, ashtu si i gjithë fisi i Kaloshëve, i cili mund të renditet ndër fiset më të persekutuara nga regjimi komunist. Vetë Sherifi mban një rekord të rëndë persekutimi, pasi ai e përjetoi internimin që kur ishte fëmijë në vitin 1945 dhe rënia e komunizmit në vitin 1990 e gjeti sërish në internim.

1990-a e gjeti pinjollin e familjes së madhe patriotike të Kaloshëve të Dibrës, në Gradishtë të Lushnjes dhe ai u angazhua aty ku e kishte vendin një bir i Kaloshëve, në themelimin e degës së Partisë Demokratike të Lushnjes.

Me fitoren e qeverisë së parë demokratike, Sherif Kaloshi dha një kontribut të çmuar për integrimin e të përndjekurve politikë në shoqëri. Nga 1994-a deri në 1997-n ai drejtoi Komitetin e të Përndjekurve Politikë, një strukturë shtetërore që ngriti gjithë korpusin ligjor që shërbeu më pas për vënien në zbatim të Statusit të ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë nga Sistemi Komunist, si dhe për dhënien e Kompensimit Pasuror. Nën drejtimin e Kaloshit, Komiteti kreu një punë mjaft voluminoze, në grumbullimin e dokumentacioneve të kësaj shtrese, si dhe përfundoi shpërndarjen e plotë të statuseve, por ky kontribut u ndërpre në mënyrë kriminale nga një qeveri që erdhi në pushtet me armë dhe me filozofinë e restaurimit të luftës së klasave.

Familjes Kaloshi iu desh t’i paguante këtij vendi një tribut edhe në demokraci dhe nipi i Sherifit, Bujar Kaloshi, një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, u vra në 1996-n nga bandat që më vonë drejtuan rebelimin e armatosur të 1997-s.

Largimi i Sherif Kaloshit na lë dhimbjen, por edhe detyrimin se angazhimi i Sherifit dhe i gjithë fisit Kaloshi që shqiptarët më në fund të jenë zot të fateve të veta, që të jenë të lirë të zgjedhin, të zgjidhen, të qeverisin e të largojnë ata që qeverisin keq, nuk do të lihet në mes. Simbole të qëndresës si Sherif Kaloshi janë një trashëgimi që na jep forcë, janë pjesë e historisë së lavdishme të Partisë Demokratike, por ato janë edhe garanci se ne do ta fitojmë betejën, për të drejtën pa kompromis me të keqen.

U prehtë në paqe!

Next Post
Rrahu një femër, “Helsinki” akuzon Policinë: E liroi pas 3 orësh nipin e deputetit

Rrahu një femër, "Helsinki" akuzon Policinë: E liroi pas 3 orësh nipin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

January 15, 2026
Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

January 15, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Begaj: Ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë

January 15, 2026
Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

January 15, 2026
Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

January 15, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

January 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

January 15, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

January 15, 2026
15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In