Pas zhvillimeve politike të një dite më parë kur opozita vendosi të bojkotojë punimet e seancës plenare, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot përmes një statusi në rrjetet sociale.
Ai shkruan se opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe në përballje me bandat e lidhura me qeverinë siç thotë ai.
“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!
Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi!
PA KOMPROMIS!”, shkruan Basha teksa shpërndan fotot nga takimi i djeshëm në Shkodër./a.m.