• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ‘ja bën benë’ Ramës nga Devolli: Do të heq dhe tulla të tjera veç Tahirit e Xhafës!

by Java News
03/11/2018 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me të rinjtë e Devollit në Bilisht tha se të rinjtë shqiptarë po largohen për shkak të promovimit të antivlerave. Basha pohoi se pasi opozita i hoqi nga duart qeverisë ‘Rama’ dy ministria të Brendshëm, Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, paralajmëroi se të tjera ‘tulla’ do hiqen.

“Kemi politikanë karriere që shërbejnë si zëdhënës të krimit. Nga Taulant Balla, tek Tahiri me Dakon, E harxhojnë kohën e tyre duke u marrë me kriminel. Ndaj kemi propozuar vettinun në politikë, që ka të bëjë me verifikimin e figurës së politikanëve. E keni parë se po e zvarrisin. Pse? Me vettingun në politikë Rama humbet gjysmë e grupit parlamentar, pushtetin e tij. Vettingu politik nuk është thjesht një teke e jona. Nëse e konsiderojnë vendin si cilik, neve dhe juve na lind e drejta që ta rrëzojmë këtë aleancë të krimit. Populli e ka këtë të drejtë. PD do të vijë në pushtet me votë. Partive politike nuk i ngelet asnjë rrugë që të vijnë në pushtet përveç me votë. Ndaj duhet të fillojë nga bashkimi popullor. Kjo është thirrja ime. pas dy ministrave të brendshëm, që i kemi hequr, do i heqim edhe tulla të tjera. Atë që di të pjellë veç skandale, Rilindjen e korruptuar, bashkë me shefin e saj”, tha Basha.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së theksoi se shifrat e largimit të të rinjve janë të frikshme. Ai u ndal edhe tek të rinjtë të cilët kanë mbaruar fakultetet dhe rendin sipas tij rrugëve, pasi nuk ka garë të ndershme për një vend pune, por vendin e të talentuarit e ka zënë mashtruesi dhe hileqari.

“Në këtë trevë shumë fisnike dhe punëtore, kultura e punës këtu është një vlerë, e cila duhet të rrezatohet në të gjithë vendin. Në Devoll si kudo në Shqipëri, problemi numër 1 është braktisja e vendit. I Keni parë shifrat, janë të frikshme. Më shumë se gjysma e të larguarve janë të rinjtë dhe të rejat. Këtu ka një paradoks të madh, sepse vendi për të cilët ka më shumë nevojë, ata nga ky vend po largohen. Ajo që na ndan nga ato që na sundojnë nuk është thjesht ideologjia. Shikoni se çfarë modeli jep për të rinjtë. Të rinjtë që kan mbaruar fakultetin, kanë një diplomë, janë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar. Pushteti i rilindjes nuk ka vend për ta, sepse vendin e tyre e kanë zënën persona me diploma falso dhe të lidhur me krimin. Ky është një model, i cili po promovon anti-vlerat. Këtu në model e gjejnë veten të gjitha ata , që bëjnë përpara përmes hiles, të gjithë ata qe politikën e shohin për të vjedhur dhe pasuruar”, tha Basha.

Basha u premtoi të rinjve se sapo PD të vijë në pushtet do qeveria do të mbështesë arsimin e lartë dhe pagesat e stazheve. Sipas kryedemokratit Rama u ka lënë të rinjve vetëm një zgjedhje; të merren me drogë apo dhe të largohen nga vendi.

“Një i ri e ka më të thjeshtë që të bëjë trafiqe, sesa të hapë një biznes dhe të punësohet dhe të punësojë. Bota universitare sot bëhet më e vështirë për të rinjtë që të çajnë përpara. Tarifat e Bachelor janë të larta dhe ato të masterit. E vetmja zgjidhje që Rama i ka lënë të rinjve, është që të merren me drogë, ose të ikë nga Shqipëria. Duhet vëmendje dhe financim. Vëmendje qeveritare dhe financim qeveritar. Kjo qeveri jo vetëm e ka braktisur rininë, por edhe e ka tallur. Ajo që duhet është; vullnet dhe vizion i qartë politik. Pastrimi i politikës nga krimi është prioriteti i parë dhe shërbimi ndaj qytetarëve. Ne do të mbështesim arsimin e lartë dhe pagesa e stazheve për 1/3 e të diplomuarve”, pohoi lideri i PD-së.

ma.me

Next Post
Obama del hapur kundër Trump tre ditë para zgjedhjeve për Kongresin

Obama del hapur kundër Trump tre ditë para zgjedhjeve për Kongresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In