• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha inspekton çadrat e Manzës: Po bëhen dallime për strehimin, kjo është kriminale

by A R
09/12/2019 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte në Manzë ku vizitoi disa familje të prekura nga tërmeti.

Ai shkruan se është kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë, të ftohtë, pa ushqime, pa ngrohje, ndërsa 10 oligarkë të marrin 150 milion dollarë nga paratë e tyre”.

Postimi i Bashës

Me dhjetra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti duke i lënë në qiell të hapur. Shumë prej tyre u zhvendosën në çadra që nuk pengojnë dot shiun dhe të ftohtin.

Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminuar. Sipas tyre disa familje janë strehuar në kontenierë, ndërsa të tjerë me fëmijë disa muajsh dhe të sëmurë janë lënë në çadra, ku shiu dhe balta ka përmbytur dhe ato pak gjëra që kanë.

Përveç braktisjes, këta banorë po përballen çdo ditë edhe me trajtim të diferencuar. Është kriminale të bësh dallime të tilla mes njerëzve të goditur njësoj e pa dallim nga tragjedia. Duhet urgjentisht që banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë ose në shtëpi me qera.

Zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe real i dëmit të shkaktuar dhe lëvrimi i parave tek qytetarët për rikonstruksion apo rindërtimin e shtëpive. Është kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë, të ftohtë, pa ushqime, pa ngrohje, ndërsa 10 oligarkë të marrin 150 milion dollarë nga paratë e tyre.

Dështimi për të vepruar nga ana e shtetit po shton dhimbjet dhe vuajtet. Duhet menjëherë të përcaktohen fondet dhe të nisë financimi i nevojave të mijëra familjeve të mbërthyera në këtë emergjencë që sa më shumë zgjatet aq më shumë thellohet.

/a.r

Next Post
FOTO / Finlanda emëron kryeministren më të re në botë

FOTO / Finlanda emëron kryeministren më të re në botë

Comments 1

  1. Ergi says:
    6 years ago

    Vilat mire i ka ky, se s’kemi asnje lajm?
    Po uji i pishinave mos i eshte turbulluar gje?
    Mos ka pasur ndonje krisje se s’po na ze gjumi nga meraku per lulushin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In