• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ia mohoi ndihmën për fitoren në Tiranë, Ristani hap ‘letrat’: Ruhesha nga RENEA me makinë të blinduar…

by A R
18/11/2021 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ristani ka folur nga studioja e “Opinion” në lidhje me fitoren e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës në vitin 2011.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për të treguar se çfarë ndodhi në fitoren e ngushtë të Bashës në zgjedhje, Ristani, asokohe kreu i KQZ-së, tha se ka zbatuar ligjin. Sipas tij, vota në kutinë e gabuar është e ligjshme dhe kjo është futur në ligj pas praktikës që ai ka krijuar.

Ristani tha se ishin juristët e PD-së që u ankuan atëherë, ndërsa me Berishën ka pasur vetëm një takim kur ka ardhur së bashku me Audrey Glover. Për Bashën, Ristani tha se ka fituar si pasojë e mbështetjes nga LSI, mobilizimit ekstrem të demokratëve dhe se vetë kreu i KQZ-së asokohe ka përballuar kërcënimet deri me vdekje për vetën dhe familjen.

Blendi Fevziu: Ristani do më thuash një të vërtetë?

Arben Ristani: Patjetër!

Blendi Fevziu: Po të vërtetën?

Arben Ristani: Të vërtetën fare.

Blendi Fevziu: Shihe kamerën më thuaj të vërtetën se thonë që kur kalojnë 10 vjet parashkruhet dhe ajo. Respektove vërtetë ligjin atë kohë apo bëre ndonjë truk?

Arben Ristani: Në mënyrë absolute po!

Blendi Fevziu: Ke respektuar ligjin!

Arben Ristani: Sepse vota në kuti të gabuar është e ligjshme dhe është futur në ligj pas asaj praktike që unë krijova. Ai ishte një referencë direkt tek Kushtetuta dhe u kuptua që kishte…

Blendi Fevziu: Kush ta kërkoi ta bëjëe këtë interpretim?

Arben Ristani: Sigurisht që kërkesa ka ardhur nga juristët e PD se ata u ankuan dhe ata kishin verifikuar që kishte votë në kuti të gabuar.

Blendi Fevziu: Ndonjë telefon, ndonjë kështu jo?

Arben Ristani: Ju betohem që me Berishën kam pasur një takim kur ka ardhur Gloveri. Nuk kam pasur asnjë takim tjetër gjatë katër viteve kur kam qenë në krye të KQZ.

Agron Gjekmarkaj: Basha e ka mundur Ramën njëherë. Sapo e thatë ju më përpara që Lulzim Basha e ka mundur Ramën.

Arben Ristani: Unë nuk thashë këtë. Ajo që unë thashë është që unë kam zbatuar ligjin, por mënyra se si fitoi Basha është tjetër histori dhe demokratët e dinë.

Agron Gjekmarkaj: Na e shpjego atëherë.

Arben Ristani: Ka fituar sepse sigurisht kishte shumë vota të LSI, ka pasur një mobilizim ekstrem të PD dhe e treta unë kam përballuar deri në kërcënime me vdekje për veten dhe për familjen.

Agron Gjekmarkaj: Ju lumtë, kjo meriton respekt.

Blendi Fevziu: Kush ju ka kërcënuar me vdekje?

Arben Ristani: Unë kam qenë në atë kohë i rrethuar, jo vetëm unë por edhe familja. Kam qenë vetë në mbrojtje nga RENEA me makinë të blinduar, me familjen të rrethuar dhe të punosh në kushte të atilla nuk është gjë e lehtë. Për të zbatuar ligjin kam qenë dhe kam përballuar situata të tilla.

Gjatë foltores së Fushë-Krujës, edhe Sali Berisha ka treguar versionin e tij se çfarë ka ndodhur me fitoren e Bashës në Tiranë. Sipas Berishës, Basha ka qenë dakord që të mos numëroheshin votat e futura në kutitë e gabuara, por ka qenë vetë kryeministri asokohe që ka këmbëngulur sepse kanë qenë vota “që i kanë hedhur demokratët shqiptarë”.

Në këtë mënyrë, lideri historik i demokratëve i ktheu përgjigje Bashës, i cili në një intervistë për mediat ka thënë se e fitoi garën pasi përjashtoi Berishën nga fushata.

/a.r

Next Post
“Foltorja” zhvendoset në një vend tjetër, Berisha tregon se kur do të zhvillohet takimi i radhës

Berisha përsërit kërcënimet ndaj Bashës: Je anëtar i organizatës kriminale! Po t'u futa me ushtarë, të nxjerr me këpucë të kuqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

SONDAZHI / Sot, PS do të fitonte me 48%. PD ka mbështetjen më të ulët që nga 11 maji

March 3, 2026
Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

Rama publikon pamje nga “Aleksandër Moisiu”: 45 auditorë dhe 15 laboratorë, investim për 1700 studentë

March 3, 2026
Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

Sulmet iraniane në Kuvajt, humbin jetën gjashtë ushtarë amerikanë

March 3, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

March 3, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

A rrezikohet Shqipëria nga super-raketat iraniane? Flet ish-këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obamës

March 3, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In