• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ia kthen ironinë Ramës duke reaguar për “pasaportën BE”: Ku merr vesh ti si hiqen vizat?!

by E S
17/03/2025 21:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar, që sipas tij të mos flasë për çështje që nuk i kupton. Me një ton të ironizuar, Basha ka shtuar se Rama nuk ka njohuri për procesin e heqjes së vizave me Bashkimin Europian.

“Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian. E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse ‘Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian’. Ja pra që i hoqëm”, tha Basha, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij arritën ta realizonin këtë premtim.

Më tej, Basha ka theksuar se, ashtu siç u hoqën vizat me BE-në, do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me SHBA-të, dhe ka kërkuar një përgjigje nga Rama për faktin se ai nuk ka kandiduar në listën e hapur, duke ngritur dyshime për arsye të paditura që e trembin kryeministrin.

Kjo replikë vjen pas fjalës së Ramës në Asamblenë e Qarkut të Fierit, ku Kryeministri i është drejtuar sërish Lulzim Bashës. Sipas Ramës vetëm Lulzim Basha mund të jetë një pasaportë për në BE. Nga ana tjetër Rama ka kujtuar edhe premtim viral të drejtuesit politik të euroatlantikëve, i cili deklaronte dikur se do të hiqte vizat dhe SHBA-në.

‘E vota e 11 majit është votë për pasaportën e BE-së. Pasaportë BE pa hyrë në BE mund ta japë Lul Basha. E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin. Mu shfaq e nuk e lëshoj më. Ishalla nuk më ikën prapë. Pasaportë në BE pa hyrë në BE ta jep Luli siç tha do heqë vizat me Amerikën. I ka vënë emrin koalicioni euroatlantik, do heqë vizat me Amerikën. E tha me ato flokët që nuk lëvizin. Ai fle aq shumë aq qetë sa asnjë flok nuk i lëviz. Siç shtrihet ngrihet, nejse Luli është punë tjetër.’-ka thënë Rama pak përpara postimit të Bashës në Asamblenë e Qarkut të Fierit.

Next Post
Specialja nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit/ Rama: Gjykatë e turpshme

Specialja nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit/ Rama: Gjykatë e turpshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In