• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha i rrethuar nga opozita për sistemin zgjedhor

by Ylli Pata
07/04/2019 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Lulzim Basha ka arritur të ketë të gjithë establishmentin opozitar si atë që nuk pranoi të dalë nga Parlamenti, por edhe atë që ka jashtë tij, kundër tij por edhe qëndrimit të PD-së për çështjen me thelbësore politike në vend që është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe menaxhimi i zgjedhjeve.

Lulzim Basha lëvizur në mënyrë të sforcuar pasi për dy vjet rresht la aleatët e tij pezull, ndërkohë që i kishte premtuar të bënte reformën zgjedhore dhe në fund iku nga Parlamenti pikërisht kur ndërkombëtarët dhe vetë Edi Ramë i dhanë letrën e bardhë për të shkruar vetë Kodin e ri Zgjedhor, madje edhe ndryshimet Kushtetuese.

Dalja e kreut të PD-së dy ditë më parë përpara studentëve, ku tha se PD-ja do të marrë iniciativën për ndryshimin e studentëve, ishte një lëvizje për të dalë nga një rrethim ku tashmë nuk e kanë kryer kundërshtarët e Partisë Demokratike, por pikërisht opozita: ajo që tashmë ndodhet në Parlament, por edhe aleatët që Basha i mbajti me premtime dhe kanë djegur mandatet bashkë me të.

Deklarata e bërë në një takim të sajuar me disa studentë, duket më shumë një fakt i kryer që ndodhet në duart e të tjerëve dhe jo tek Basha, i cili ka shumë më pak gjëra në dorë se dy vjet më parë, ku pas çadrës bëri marrëveshje me Ramën, e ku një nga pikat e paktit të 17 majit ishte miratimi i një reforme zgjedhore.

Agron Duka, kreu i PAA-së, ka deklaruar hapur se do të hyë në zgjedhje nëse mazhoranca miraton reformën zgjedhore, kurse në një linjë të ngjashme kanë qenë edhe parti të tjera të vogla.

Por goditja më e madhe ka ardhur nga opozita parlamentare, apo fraksioni i PD-së që përveç se institucional ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Nëpërmjet zërave të Rudina Hajdarit dhe Myslym Murrizit, ata kanë bërë të ditur se do të investohen fuqishëm në ndryshimin e Kodit Zgjedhor, drejt një sistemi demokratik që reformon edhe partitë politike.

Rudina Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike që refuzoi të lërë mandatin, ka deklaruar në një fjalim të fortë në Parlament këtë javë se ajo është kundër një pakti “nën tavolinë” për

reformën zgjedhore. Zonja Hajdari, me fjalë shumë të rrepta fshikulloi sekretarin zgjedhor të PS-së, Damian Gjiknuri, duke thënë se ajo ka tjetër konceptë sin ë formë, ashtu në përmbajtje.

Në formë, Rudina Hajdari, tha “meqenëse Komisionit të vjetër i ka përfunduar mandati të krijojmë një tjetër komision të posaçëm me kërkesën e 7 deputetëve të rinj. Të përgatisim kërkesën për ekspertë dhe teknikë të huaj nga OSBE/ODIHR, Komisioni i Venecias dhe nga KQZ që të bëhen palë dhe pjesë e kësaj reforme që do të kthejë sovranitetin e popullit në parlament dhe jo sovranitetin e kryetarëve të dy partive”. Që do të thotë, mandate për të bërë reformën nuk kanë më ata që janë jashtë Kuvendit.

Ndërkaq, Hajdari renditi 5 pika se si duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor, i cili duhet të ketë si bazë depolitizimin e komisioneve zgjedhre, lejimin e kandidatëve të pavarur, emigrantët në votime e Parlament, pika që janë në unision me ata që ka kërkuar SHBA dhe BE.

Rama

Ajo që duket ka irrituar Hajdarin ka qenë deklarata e Edi Ramës që PS-ja është e gatshme të negocojë edhe me opozitën jashtë Parlamentin për Kodin Zgjedhor, por edhe me vendimin për shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ka dështuar si pasojë e refuzimit të Bashës për të negocuar.

Murrizi

Edhe deputeti tjetër i PD-së në Kuvend ka kundërshtuar negocimin me ata që kanë lënë Parlamentin. Ai ka thënë

se është gati të votojë edhe pro Edi Ramës nëse ky i fundit prish sistemin politik aktual.

Murrizi, duke komentuar qëndrimin e PD-së se kërkon të negocojë për Kodin tashmë që kanë lënë Kuvendin deklaroi: “”Kjo është vdis pa të dua. Kur ishin brenda nuk u mblodhën, tani që dolën pas vdekjes politike të atyre, këta thonë hajdeni brenda. Janë katër qytetarë dhe tre parlamentarë, pasi Shehu dhe Mediu dhe të tjerët e PD-së janë qytetarë tani, nuk janë parlamentarë.

Kjo është dashuri pas vdekjes, çfarë doprodhim ligjor që të bëjë ky komision do të vijë tek ne. Si mund të votoj unë cdo lloj hamendësimi që mund të bëj cdo lloj qytetar?! Nuk më detyron Rama mund të votoj për këtë. Raporti që mund të prodhohet mund të kalojë me referendum ose nëse Rama mendon se do i bëjë 84 vota”.

Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste deklaroi të hënën e shkuar në Top Channel se ai është gati të hyjë në zgjedhjet vendore nëse Edi Rama do të ndryshojë Kodin Elektoral, duke prishur sistemin zgjedhor të vitit 2008 që u vendos ndërmjet Ramës dhe Berishës.

Kokëdhima

Edhe një nga zërat më të ashpër të opozitës, përkatësisht kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka lëshuar dje fjalë të ashpra ndaj Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive në nevvs 24, Kokëdhima tha se “PD vijon të jetë e pasinqertë, Lulzim Basha është i

pasinqertë, vijon të bëjë të njëjtat hile që ka bërë Sali Berisha dhe Edi Rama.

Lulzim Basha edhe në këtë krizë është me afër qeverisë dhe Edi Ramës se sa popullit opozitar të Shqipërisë. Si mund të shkojë populli pas PD, kur edhe në këtë krizë ia ka me hile popullit se nuk ka projekt. Ai thotë të iki më parë Rama, një kërkesë shumë e drejtë, por duke u nisur nga realiteti politik, kur krijojmë një krizë, mendojmë edhe projektin si do zgjidhet kriza dhe ca do kërkojë kriza”.

Balli

Një nga aleatet më besnike dhe të vjetra të Partisë Demokratike, Balli Kombëtar që është forcë politike tradicionale ka qenë e ashpër pikërisht për Kodin Zgjedhor me Bashën dhe Partinë Demokratike. Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Demokrat, njëkohësisht edhe deputet i Parlamentit, ka deklaruar se PD ka vjedhur votat e Partisë së tij dhe do të kërkonte ndryshime të thella në Kodin Zgjedhor.

Këtë e thotë edhe në një intervistë për Tema Javore.

Në këtë situatë, Lulzim Basha nuk ka shumë hapësirë për të imponuar qëndrimin e tij, ai është detyruar ose të ndjekë e negocojë me të djathtët për atë që thtë ndryshim sistemi, ose të bëjë si më 17 maj, por që tani nuk i ka mundësitë, pasi ka dalë vetë nga sistemi….

(TemA Javore)

Next Post
Bojë të zezë Ministrisë /Rama ironizon opozitën: Produkti më i mirë për nxirjen e Shqipërisë

Sistemi që solli kaosin institucional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In