Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me ministri ne Jashtëm të Gjermanisë, Micheal Roth. Pas takimit, Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se ka informuar ministrin për zgjedhjet në Shqipëri, që sipas tij kanë qenë një masakër zgjedhore dhe kanë ndikuar për keq në procesin e integrimit të vendit në BE.
Kreu në detyrë i PD i kërkoi ministrit gjerman që të ngrinte zërin për problemet zgjedhore në Shqipëri, pasi sipas tij po minohet demokracia.
“Shqipëri humbi një mundësi të artë për shqiptarët për demokracinë dhe për të ecur përpara me integrimin e vendit. Për mua nuk mundësi tjetër se sa procesi i integrimit evropian, Ky është një proces i meritave, i arritjeve. Por për fat të keq siç e kemi parë nga rezoluta e Bundestagut apo Këshillit Evropian, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para në tete vite.
Ne kemi bërë gjithçka që kemi pasur në dorë, duke filluar nga konsensusi për Reformën në Drejtësi dhe me konsensusi i 5 Qershorit. Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth është që të flasin për masakrën zgjedhore në Shqipëri dhe që po minohet demokracia“, tha Basha.
/a.r