Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar një letër përgëzimi Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, duke theksuar se marrëdhënia mes dy vende ka qenë historike dhe do të vijojë të mbetet e pathyeshme.
Letra
I dashur zoti President i Zgjedhur,
Ju lutem të pranoni përgëzimet e mia për ju dhe popullin amerikan, në zgjedhjen tuaj si Presidenti i 45-të i SHBA-ve.
Lidhjet e miqësisë që bashkojnë Shqipërinë dhe Amerikën janë historike dhe të pathyeshme. Jam i bindur se nën lidershipin tuaj, marrëdhënia jonë speciale do të forcohet dhe zhvillohet më tej. Kam gjithashtu shpresë se zgjedhja juaj do t’i japë një sthysë të fortë rolit të pazëvendësueshëm të vendit tuaj në paqen, sigurinë dhe stabilitietin e botës.
Gjej rastin që t’ju uroj gjithë më të mirat për suksesin tuaj dhe arritjen e një prosperiteti më të madh për popullin amerikan.
Sinqerisht i juaji, Lulzim Basha./java/a.k