• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha i besoi postin e sekretarit të PD, dega e Gjirokastrës kundër Bejkos: Na vjen turp që merremi me ty, qyteti po lëngon

by Java News
28/12/2021 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PD e Gjirokastrës i kundërvihet Roland Bejkos, disa herë kandidat për deputet nën siglën e kësaj force politike në këtë qark. Dega e PD atje e akuzon Bejkon se flet me gjuhën e Taulant Ballës, dhe shtron katër pyetje publike për të.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Lulzim Basha e zgjodhi Roland Bejkon si sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin.

Deklarata e plotë e PD Gjirokastër:

Partia Demokratike e Gjirokastrës distancohet plotësisht nga prononcimet e papërgjegjshme dhe absurde të ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar, të ish-Sekretarit për Pushtetin Vendor e Decentralizimin, të ish-kandidatit për deputet në Qarkun tonë, Z Roland Bejko.

Ne si demokratë, si aktivistë dhe si votues edhe të Partisë Demokratike, edhe të Z.Bejko, i kërkojmë atij t’u përgjigjet disa pyetjeve dhe shqetësimeve tona:

1. Qëkur një demokrat i vërtetë flet e sokëllet me gjuhën e Taulant Ballës?

2. Bejko, me çfarë autoriteti flet ti në emrin tonë?

3. Sa delegatë të erdhën nga Qarku Gjirokastër në pseudo-kuvendin e 18dhjetorit? Sa autoritet ke?

4. Kur do ngresh ndonjë shqetësim, apo problematikë tonën ne kohën tënde të shpërdoruar televizive për mbrojtjen e interesave meskine të Lulzim Bravës?

Ndiejmë keqardhje dhe na vjen turp që rrimë e merremi me ju, ndërkohë që Gjirokastra vuan, lëngon dhe shkatërrohet ditë për ditë. Ju nuk keni ditur dhe as keni dashur t’i dilni për zot asaj. Partia Demokratike e Gjirokastrës do të vazhdojë të qëndrojë e fortë, stoike, e papërulur përballë regjimit të Edvin Malavitës.

Ne u themi anëtarëve tanë, por edhe gjithë bashkë-qytetarëve të Gjirokastrës se do i shërbejmë me devocion interesit publik dhe jo meskinitetit donkishotesk të individëve të caktuar./m.j

Next Post
Bilanci: 250 efektivë policie në hetim për vepra të ndryshme

Bilanci: 250 efektivë policie në hetim për vepra të ndryshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In