• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha humb peshën në Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: U bë mbi dy vite që komisioni nuk ka asnjë produkt

by Java News
15/03/2024 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Socialistët i dhanë fund dilemës se me cilën opozitë do të ndryshojnë ligjin zgjedhor. Më 21 mars komisioni Gjiknuri-Alibeaj  është i destinuar të vdesë dhe për të nuk do ketë më oksigjen shtesë.

“U bë mbi dy vite që ky komision funksionon, nuk është në kushtet për te nxjerrë një produkt, zgjatja do ishte me vend kur palët të kishin gjetur apo ishin drejt progresit dhe donin dhe pak kohë gjë që do ishte normale, por me ç’duket nuk do këtë një produkt”, tha Gjiknuri, bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore.

Partia Socialiste në dakortësi me grupin më të madh të demokratëve që kontrollohen nga Sali Berisha kanë plan të zhvendosin “Zgjedhoren” në një strukturë te re që do ngrihet për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

 “Çdo dialog është i mirëpritur shpresojmë nëse ka grupe pune për të dialoguar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar edhe ligji zgjedhor mund të diskutohet në formë gjithëpërfshirëse. Ne synojmë  konsensus nëse e gjejmë do realizojmë një ndryshim në kod”, tha Gjiknuri.

Ky organ i ri  do prekë kodin elektoral, por Damian Gjiknuri mohon që ai do të fusë duart në reformën në drejtësi.

“Nuk besoj se do ketë iniciativë të njëanshme nga forcat të caktuara politike, apo politika shqiptare të mblidhet dhe pa interesin e aktorëve ndërkombëtarë të përfshirë në këtë  reformë të bëjë ndryshime të njëanshme  kështu që besoj se këto janë më shumë  të karakterit spekulativ”, tha ai.

Realiteti i ri që prodhon kompromisi me Rithemelimin nxjerr jashtë loje Lulzim Bashën që kërkonte një sistem të ri zgjedhor. Socialistët janë të qartë për rrugën tyre drejt parlamentareve 2025.

“Unë mendoj se sistemi aktual është një sistem shumë i mirë. A ka nevoje të kalibrohet më mirë, hajde por të ketë diskutim të ftohtë, por jo që unë kam zgjedhjet para si do të mbijetoj politikisht të gjej një skemë për të rreshtuar forcën time taktikisht për të mbijetuar politikisht”, tha Gjiknuri.

Struktura e re që do ngrihet për reformat  që kërkojnë 84 vota parashikon të ketë  përfaqësi të barabartë anëtarësh. Një karrige është rezervuar për Oerd Bylykbashin nga Rithemelimi, por a do ulet në një prej tyre edhe Damian Gjiknuri?

“Pyetja në kohën dhe vendin e duhur”, tha Gjiknuri.

/f.s

Next Post
Plagosi kuzhinierin se nuk i pëlqeu ushqimi, burg për shqiptarin në Greqi

Plagosi kuzhinierin se nuk i pëlqeu ushqimi, burg për shqiptarin në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
“Epsteini” ynë

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In