Kreu i Partisë Demokratike tha se Edi Rama rrëzoi kërkesën e Antimafias italiane pasi ai është i marrë peng nga Saimir Tahiri.
“Edi Rama ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin. As nuk ka të drejtë të kthehet në Gjykatë. Rama po e mbron sepse është peng i Tahirit dhe ka frikë nga hetimi i pavarur i drejtësisë që do të zbulojë edhe eksponentë të tjerë të qeverisë” – tha Lulzim Basha.
Sipas tij, vendi është në krizë totale kushtetuese, politike dhe morale dhe Edi Rama ka marrë fund si kryeministër.
Deklarata e shkurtër e Bashës erdhi në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku mendohet se deputetët janë koordinuar për qëndrimin që do të mbajnë të mërkurën në Kuvend. /b.d