Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj nr 7 të PD, së Tiranës.
Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha bëri të ditur se fondet e mbledhura nga kjo ndeshje do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë dhe familjeve të prekura nga tërmeti.
“Sot paradite në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës. E organizuar për qëllime bamirësie, nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruan Basha.




















