• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ‘harron’ akuzat për lojërat e fatit, vendos PD-në e Vlorës në pronat e atij që i lakonte emrin

by A R
24/01/2021 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ambientet e reja në të cilat do të vendosen Zyrat Qendrore të Partisë Demokratike Vlorë për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021”. Ky është mesazhi i bërë publik nga PD e Vlorës, ditën kur prezantoi publikisht vendstrehimin e shtabit të saj elektoral. Imazhet e vetofruara, mes tingujve të “Under Control” nga Calvin Harris & Alesso, me një ndriçim të denjë me hyrjet e kazinove të Las Vegasit tregojnë dritaret e katit të dytë të një pallati buzë Bulevardit të rindërtuar “Ismail Qemali”. Një dyqan vellosh i ndodhur në katin e parë duket i verbuar nga prozhektorët që shënjestrojnë logot e Partisë Demokratike, si për të treguar se “nusja” e re që duan të “shesin” në sytë e vlonjatëve ndodhet një kat më lart.

Në kontrast me titullin e këngës së përdorur “Under Control”, në fakt demokratët duket se nuk i kanë gjerat nën kontroll. Sipas dokumenteve zyrtare (bashkëngjitur), rezulton se prona e kthyer në “shtëpinë” e re të Partisë Demokratike deri në zgjedhjet e 25 Prillit është në pronësinë e shtetasit Gramos Murataj. 

Ndonëse nuk dihet në çfarë marrëdhënie kontraktuale apo jo janë marrë këto mjedise në përdorim, ajo çka dihet me siguri është se në së paku tre dalje publike, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike e kanë ak uzuar shtetasin Gramos Murataj si pjesë e krimit të organizuar dhe traf ikut ndërkombëtar të dr ogës duke kërkuar me insistim zbatimin e ligjit anfi mafia për të verifikuar burimin e pasurisë. “Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe Gramos Murataj janë të arrestuar dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në kr im të organizuar dhe traf ik ndërkombëtar dro ge. Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar dr oge, duhet të kishte vepruar Ligji Anti mafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre”, deklaronte Enkelejd Alibeaj në një konferencë shtypi në datën 14 Shtator 2018.

Katër ditë më vonë, emri i Gramos Muratajt përmendet edhe nga vet kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai akuzoi Muratajn se ka marrë në dorë 1/3-ën e lojrave të fatit në Shqipëri për të pastruar paratë e pista të dr ogës”. Pas pak më shumë se dy vitesh, teksa ka vendosur të strehojë shtabin elektoral në mjediset në pronësi të shtetasit Gramos Murataj, Partia Demokratike ka vetëm dy mundësi zgjedhjeje. Mundësia e parë, të deklarojë se akuzat e saja publike ndaj shtetasit Gramos Murataj kanë qenë të gënjeshtra dhe personit i është kërkuar ndjesë. Mundësia e dytë, të deklarojë që u qëndron atyre akuzave por ka vendosur që të bashkëpunojë e të strehohet në pronat e një personazhi të kr imit të organizuar, pronat e të cilit tashmë nuk duhet ti nënshtrohen ligjit antimafia por duhet të merren në përdorim nga Partia Demokratike për fushatë. Për ti dhënë fund cirkut politik, Partia Demokratike duhet të zgjedhë! Të parën ose të dytën!

/lexo.al

DOKUMENTAT:

Next Post
“Pekini synon rritjen 6% të PBB-së në vitin 2021”

"Pekini synon rritjen 6% të PBB-së në vitin 2021"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

Vendimi i GJK për TikTok, Rama: Bllokimi solli masa për mbrojtjen e fëmijëve online, u vendosën filtra

March 15, 2026
Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In